LAJME

Fotoja e Saimir Tahirit me “Eskobarin e Ballkanit” në qeli duke ngrëne

Në media po qarkullon një foto gati e pabesueshme, me ish-ministrin Tahiri në një gosti me Klement Balilin, Safet Bajrin e një tjetër të dënuar.

Nga Drejtoria e Burgjeve është bërë një sqarim lidhur me të, jo duke e përgënjeshtruar, por duke thënë se aty nuk ka patur alkool, siç dhe është pretenduar.

“Këta të burgosur kanë qenë të akomoduar në të njëjtin sektor dhe është e rëndësishme të theksojmë se në këtë IEVP, ushqimi shërbehet gjithmonë në dhomat e të dënuarve, pasi nuk ekziston një ambient i veçantë (menzë kolektive) për ngrënien e ushqimit, por konsumohet vetëm në dhomat e tyre”, thuhet në deklaratë, ku vijohet të thuhet: “Në lidhje me pretendimet për pije alkoolike, është e dukshme që në tavolinë janë shishe me ujë, si dhe gota me pije freskuese.  Në asnjë rast nuk ka pasur shkelje, dhe në bazë të rregulloreve, konsumimi i verës apo pijeve alkoolike është i ndaluar në të gjitha IEVP-të në vendin tonë.”

Por paçka këtij sqarimi mbi pijet alkoolike të munguara në tavolinë, është gati i pagëlltitshëm fakti që një ish-ministër Rendi, për vetë akuzën që e çoi pas hekurave, të shkrihet e bëhet njësh me emra famëkëqinj, duke zgjedhur të ruajë statusin e tij prej ish-figure politike e qeverisëse edhe në kushte burgu. Kjo dhe nga fakti se ai, siç duket qartë, ka pozuar me plot dëshirë.

Më e pakta nga kjo, Tahiri kurrë më nuk do mund të bëje karrierë politike, edhe nëse drejtësia e nxjerr një ditë të pafajshëm, për të cilën ai lufton ende.

Një shkrirje e tillë shoqërore në burgje ka ndodhur vetëm mes të dënuarve politikë në komunizëm, për shkak të të njëjtit fat, edhe pse me nivele të ndryshme kulturore e shoqërore. Por dhe atëherë, ai që ishte i dënuar politik, në respekt të vetëvetes nuk përzihej me të dënuar ordinerë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

9 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

17 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

20 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

22 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago