POLITIKE

Franca dhe Gjermania konfirmojnë shtyrjen e takimit Hoti-Vuçiq

Gjermania dhe Franca, përmes një deklarate të përbashkët,kanë konfirmuar se është shtyrë takimi në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në deklaratë thuhet se palët do të bisedojnë në mënyrë virtuale të dielën, ndërsa ballë për ballë do të takohen në Bruksel, më 16 korrik.

“Presidenti Macron dhe kancelarja Merkel i kanë inkurajuar presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Hoti, të bëjnë përparim thelbësor në dialog gjatë muajve të ardhshëm”, thuhet në deklaratën e përbashkët franko-gjermane.

Krahas kërkesës për përparim në dialog, Merkel dhe Macron kanë shprehur gatishmërinë për të mbajtur një samit tjetër më vonë gjatë procesit të dialogut.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, por gjithashtu ka një rëndësi të madhe për perspektivën e të dy vendeve për t’u anëtarësuar në BE”, thuhet në deklaratë.

Samiti i paralajmëruar për një kohë të gjatë nga Franca dhe Gjermania me udhëheqësit e Kosovës dhe ata të Serbisë, u zhvillua virtualisht të premten dhe kjo shënon vazhdimin e dialogut të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, i cili u ndërpre në fund të vitit 2018.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në këtë samit tha se dialogu nuk ka alternativë, por shtoi se ky proces duhet të ketë afate të qarta kohore.

“Ne jemi të gatshëm dhe të përkushtuar që të angazhohemi në dialogun Kosovë-Serbi, në mënyrë të barabartë”, tha Hoti.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksoi se video-samiti ka qenë i vështirë dhe se Serbia është e vetmja me qëndrime të ndryshme.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Elon Musk sfidon Trump, themelon ”The America Party”Elon Musk sfidon Trump, themelon ”The America Party”

Elon Musk sfidon Trump, themelon ”The America Party”

NASA dhe Pentagoni po lëvizin me shpejtësi për të gjetur një alternativë ndaj SpaceX të…

13 minuta ago
Trajneri Stojkoviç nxjerr blof mediat serbe që e quajtën atmosferën në Tiranë si “terror”: Do të doja t’a kishim kështu edhe në BeogradTrajneri Stojkoviç nxjerr blof mediat serbe që e quajtën atmosferën në Tiranë si “terror”: Do të doja t’a kishim kështu edhe në Beograd

Trajneri Stojkoviç nxjerr blof mediat serbe që e quajtën atmosferën në Tiranë si “terror”: Do të doja t’a kishim kështu edhe në Beograd

Ndryshe nga mediat serbe, të cilat e quajtën ndeshjen e Tiranës sikur kishin përjetuar një…

2 orë ago
Përplasja Trump-Musk ndez krizën më të madhe ndonjëherë në NASA! Ekspertët: Europa të shfrytëzojëPërplasja Trump-Musk ndez krizën më të madhe ndonjëherë në NASA! Ekspertët: Europa të shfrytëzojë

Përplasja Trump-Musk ndez krizën më të madhe ndonjëherë në NASA! Ekspertët: Europa të shfrytëzojë

Një përplasje e fortë mes ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk po shkakton…

2 orë ago

“Ta mposhtim çdo armik të Amerikës”: Mesazhi i presidentit Trump për kadetët, përfshirë edhe ata nga Kosova

Në ceremoninë solemne të diplomimit në akademinë prestigjoze ushtarake “West Point” në New York, presidenti…

13 orë ago

Shqipëria dominoi Serbinë, por fati mungoi – barazim pa gola në “Air Albania”

Shqipëria ka marrë vetëm një pikë përballë Serbisë, pasi ndeshja që u zhvillua në kuadër…

13 orë ago

Ukrainasit publikojnë pamje të reja të sulmit kundër bombarduesve rus

Siguria Ukrainase (SBU) ka publikuar pamje të reja nga operacioni “Rrjeti i Merimangës”, ku shfaqet…

19 orë ago