Ndryshe nga mediat serbe, të cilat e quajtën ndeshjen e Tiranës sikur kishin përjetuar një terror, trajneri i kombëtares Dragan Stojkoviç, kishte një tjetër mendim.
Ai do të dëshironte që atmosfera e përjetuar në Tiranë të përsëritej edhe në Beograd.
“Nuk ju pëlqeu loja? Nuk ju pëlqeu? Gjeni një trajner tjetër! Atmosfera ishte fantastike. I përgëzoj tifozët shqiptarë për këtë. Do të doja të kishim një atmosferë si kjo edhe ne”, vijoi më pas ai.
“Finalizimi duhet të përmirësohet. Mundësitë që patëm… Një ose dy topa mund të kishin përfunduar në rrjetën e Srakoshës. Një ndeshje tmerrësisht e vështirë jashtë fushe kundër Shqipërisë në Tiranë. Ne e kontrolluam lojën, kishim kontroll të topit, ku e ulëm sulmin e tyre në zero. Kështu që ata duhej të ishin të kujdesshëm, sepse panë se nuk mund të na përballonin në atë ndeshje. Shpirt i mirë luftarak, vrapim, shpenzim energjish…
Kjo dhe çdo tjetër do të jetë e vështirë. Cilësia duhet të dalë në pah. Kjo pikë nga Tirana duhet të materializohet dhe tre pikët kundër Andorrës duhen fituar. Analiza e ndeshjes Andorra – Angli na pret të nesërmen. Rezultati është i habitshëm për mua: 0-1, por ka ende një ndryshim të madh në nivel. Në Leskovac na presin tre pikët e para për Serbinë.
Penalltia? Ishte sikur dikush më goditi me vare! Pakujdesi, një gjest që ndodhi rastësisht, por edhe nëse do të kishin shënuar, ne do ta kishim rritur lojën tonë ofensive në maksimum dhe do të kishim shkuar për gjithçka ose asgjë. Nuk e pashë penalltinë kur e gjuajti. Le të vazhdojë Gjorgje të mbrojë kështu dhe nuk do të ketë probleme. Ai e meritonte të ishte atje dhe e meritonte ta ndalte. Besimi që ka është magjepsës”, tha Stojkoviç.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…