Partia e Rilindjes, e udhëhequr nga presidenti francez Emmanuel Macron, ka propozuar sot një ndalim të mbajtjes së hixhabit për vajzat nën moshën 15 vjeç në hapësirat publike. Ky veprim vjen pas një raporti të ri që akuzon organizatën Vëllazëria Myslimane për zhvillimin e një fushate të fshehtë për islamizimin e Francës.
Kryetari i partisë dhe ish-kryeministri Gabriel Attal deklaroi për Le Parisien se mbajtja e shamisë nga vajzat e mitura “minon seriozisht barazinë gjinore dhe mbrojtjen e fëmijëve”. Ai propozoi gjithashtu ndëshkime për prindërit që i detyrojnë vajzat nën moshën 18 vjeç të mbajnë shami.
Këto propozime kanë nxitur reagime të ashpra nga e majta. Deputeti i Partisë Socialiste, Jérôme Guedj, e akuzoi Atalin se “po ndjek të djathtën ekstreme” dhe se “po e përdor sekularizmin si armë kundër myslimanëve”.
Franca ka një histori të gjatë të debatit mbi simbolet fetare në hapësirat publike. Që nga viti 2004, vajzave u ndalohet të mbajnë shami në shkollat publike, në kuadër të një ligji që ndalon të gjitha simbolet fetare në institucionet arsimore. Aktualisht, qeveria po diskuton edhe ndalimin e hixhabit në garat sportive kombëtare.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…