FOTO&VIDEO

Franca prezanton ilaçin e mundshëm për ta mposhtur koronavirusin

Kompania farmaceutike franceze Sanofi njoftoi se është e gatshme t’u ofrojë autoriteteve franceze ilaçin antimalarik në luftën kundër koronavirusit të ri që ka marrë mijëra jetë njerëzish në të gjithë botën.

Në një testim të fundit klinik, ilaçi Plaquenil u testua te 24 pacientë, dhe pas gjashtë ditësh, virusi ishte zhdukur në tre të katërtat e tyre.

Testim u krye nga profesor Didier Raoult, drejtor i Institutit Universitar Mjekësor “Mediterranee Infection”, një institut kërkimi me qendër në Marsejë.

Sanofi tha se ata posedojnë disa milionë doza, të mjaftueshme për të trajtuar 300,000 njerëz të infektuar me COVID-19.

“Sanofi është e angazhuar për ta vënë në dispozicion trajtimin e tij në Francë”, tha zëdhënësi i kompanisë në një deklaratë për shtyp.

Instituti publikoi disa punime nëpër revistat mjekësore gjatë dy javëve të fundit në lidhje me efektivitetin e “Plaquenil”, një molekulë hidroksilklorine, e cila është përdorur dhe përdoret për dekada të tëra për të trajtuar sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga infeksioni dhe artritin reumatoid.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, tha se duhet të bëhen testime mbi një numër më të madh të pacientëve për të verifikuar rezultatet.

“Kam shënuar rezultatet dhe kam dhënë autorizimin në mënyrë që të fillojë një testim më i madh nga ekipet e tjera sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Ta mposhtim çdo armik të Amerikës”: Mesazhi i presidentit Trump për kadetët, përfshirë edhe ata nga Kosova

Në ceremoninë solemne të diplomimit në akademinë prestigjoze ushtarake “West Point” në New York, presidenti…

3 orë ago

Shqipëria dominoi Serbinë, por fati mungoi – barazim pa gola në “Air Albania”

Shqipëria ka marrë vetëm një pikë përballë Serbisë, pasi ndeshja që u zhvillua në kuadër…

3 orë ago

Ukrainasit publikojnë pamje të reja të sulmit kundër bombarduesve rus

Siguria Ukrainase (SBU) ka publikuar pamje të reja nga operacioni “Rrjeti i Merimangës”, ku shfaqet…

9 orë ago

Ndihmësi i Trumpit sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

Në fillimin e presidencës së dytë Trump, një nga ndihmësit e ngushtë të tij, Steve…

10 orë ago

Ukrainasit nuk ndalen, rrëzojnë avionin luftarak rus Sukhoi në Kursk

Një javë pasi Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës kreu një sulm të madh me dronë…

10 orë ago

Qorrolli: Populli ynë “kurban” ka zgjedhur vet kasapin me zgjedhjet e fundit – tash t’i durojnë rritjen e tarifave

Adem Qorrolli, ekspert i ekonomisë, ka qenë shumë i ashpër me Qeverinë për mosreagimin konkret…

13 orë ago