LDK sot edhe zyrtarisht ka njoftuar se do të inicojë mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë Kurti.
Ky vendim që ka tronditur skenën politike kosovare vjen pas dëmtimit serioz të raporteve të Kosovës me SHBA-të, si rrjedhojë e mos-dëgjueshmërisë së qeverisë Kurti për heqjen e taksës, si dhe shkarkimit pa paralajmërim të Agim Veliut, ministër i Punëve të Brendshme dhe njëherit njërit ndër figurat kryesore të LDK-së.
Mirëpo si shkon procedura e mocionit të votëbesimit?
Në Kushtetutën e Kosovës shpjegohet qartë se mocioni i mosbesimit mund të ngrihet me propozimin e 1/3 të deputetëve të Kuvendit.
Po ashtu, aty tregohet se nevojiten 61 vota që i njëjti të kalojë.
Neni 100 [Mocioni i Votëbesimit]
Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ngrihet me propozimin e një të tretës (1/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
Votëbesimin e Qeverisë mund ta kërkojë Kryeministri.
Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditë të Kuvendit, jo më vonë se pesë (5) ditë e as më herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të tij.
Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme.
Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje.
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…
Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…
Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…