Për herë të parë, Izraeli ka goditur brenda Jemenit, pas një sulmi vdekjeprurës me dron të nisur nga rebelët Houthi në Tel Aviv.
Që nga sulmet e 7 tetorit nga Hamasi në Izrael, rebelët e grupit Houth kanë synuar anijet në Detin e Kuq, si shenjë solidariteti me Gazën. Por këto sulme të drejtpërdrejta në tokën e njëri-tjetrit midis ushtrisë izraelite dhe një grupi rebel të mbështetur nga Irani rrezikojnë të krijojnë një front të ri në një konflikt që tashmë kërcënonte të përhapej në rajon.
Menjëherë pas sulmit izraelit, Houthi tha se lëshuan një breshëri të re raketash drejt Izraelit, duke premtuar një përgjigje që do të jetë “e madhe”.
Por çfarë dihet deri më tani? Kush janë Houthi dhe cili është roli i tyre në konfliktin e Gazës?
Houthi janë një grup islamik i mbështetur nga Irani me bazë në Jemen. Lëvizja Houthi, e njohur gjithashtu si Ansar Allah (Përkrahësit e Zotit), në një luftë civile që ka shpërthyer në Jemen për gati një dekadë.
Ajo u shfaq në vitet 1990, kur udhëheqësi i saj, Hussein al-Houthi, nisi “Rininë Besimtare”, një lëvizje ringjalljeje fetare për një nënsekt shekullor të Islamit Shiit të quajtur Zaidizëm.
Që nga një armëpushim, Houthi-t kanë konsoliduar kontrollin e tyre mbi pjesën më të madhe të Jemenit verior. Ata kanë kërkuar gjithashtu një marrëveshje me Arabinë Saudite, një rival i madh i Iranit, që do ta çonte luftën në një fund të përhershëm dhe do të çimentonte rolin e tyre si sundimtarë të vendit.
Huthi besohet se janë armatosur dhe trajnuar nga Irani. Që nga sulmet e Hamasit në sulmet e 7 tetorit dhe sulmet e mëvonshme tokësore dhe ajrore të Izraelit në Gaza, Houthi-t thonë se ata kanë kërkuar hakmarrje kundër Izraelit për fushatën e tij ushtarake duke synuar anijet e Detit të Kuq. SHBA dhe Britania e Madhe i janë përgjigjur këtyre sulmeve duke kryer sulme ndaj objektivave Houthi në Jemen. Megjithatë, Izraeli nuk ka marrë pjesë në këto përgjigje.
Përveç kësaj, zëdhënësi i ushtrisë izraelite thotë se grupi militant ka shënjestruar “civilët izraelitë dhe infrastrukturën civile” rreth 200 herë në të njëjtën periudhë. Shumica e këtyre lëshimeve u kapën nga Komanda Qendrore e SHBA-së, tha zëdhënësi, por mbrojtja ajrore e Izraelit gjithashtu ka kapur dronët dhe raketat e lëshuara prej tyre brenda dhe jashtë hapësirës ajrore të Izraelit.
Çfarë ndodhi në Tel Aviv?
Një pikë kthese për Izraelin duket se ka ndodhur të premten, kur një sulm me dron u nis në Tel Aviv, duke vrarë një shtetas izraelit dhe duke plagosur disa të tjerë.
Sulmi u mor përsipër nga Houthi, teksa zëdhënësi Yahya Sare’e tha se operacioni u krye nga një dron i ri, i aftë për të “anashkaluar sistemet e përgjimit të armikut”. Sulmi shënoi herën e parë që Tel Avivi goditet nga një dron në një sulm të marrë përsipër nga Houthi. Autoritetet izraelite po hetojnë rrethanat dhe dështimet e mundshme të sigurisë rreth shpërthimit vdekjeprurës të dronit.
Si u përgjigj Izraeli?
Përgjigja e Izraelit erdhi një ditë më vonë, kur avionët izraelitë goditën portin jemenas të Hodeidah.
Sulmi, i cili shënoi herën e parë që Izraeli godet Jemenin, vrau të paktën gjashtë persona dhe plagosi shumë të tjerë, thanë zyrtarët jemenas. Televizioni Al Masirah i drejtuar nga Houthi tha se sulmet kishin në shënjestër objektet e naftës në portin në bregun perëndimor të Jemenit.