Niedergösgen (SO). Një kosovar 35-vjeçar dhe një australian 48-vjeçar kanë mbetur të plagosur. Një shtetas i Serbisë është kapur nga policia.
Në Niedergösgen, Kantoni i Soloturnit, dy persoa janë plagosur gjatë një grindjeje – njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Autori i dyshuar është kapur nga Policia Kantonale e Solothurnit, transmeton albinfo.ch. Policia është në kërkim të dëshmitarëve.
Rreth orës 00:30, policia kantonale e Solothurnit ka marrë një raport për një përleshje fizike mes disa personave në Jurastrasse në Niedergösgen. Forcat e policisë dhe shërbimi i shpëtimit kanë mbërritur menjëherë, shkruan policia e kantonit Solothurn, në një njoftim të saj, shkruan polizeinews.ch.
Një kosovar 35-vjeçar dhe një australian 48-vjeçar kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Të dy janë dërguar në spital, pas trajtimit fillestar. Autori i dyshuar, një shtetas 35-vjeçar i Serbisë, është kapur nga policia.
Policia dhe prokuroria publike kanë nisur hetimet dhe janë në kërkim të dëshmitarëve në lidhje me rastin.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…