Fshatarët mobilizohen, 12-vjeçarit me karrocë i ndërtohet pjerrina në shkollë

Leonit Syla nga Dumnica e Poshtme e Vushtrrisë që është i palëvizshëm qasjen me karrocë në shkollën “Jusuf Gërvalla” tashti do ta ketë më të lehtë.

Për të po ndërtohet një pjerrinë që është financim i donatorëve nga fshati për çka më mirënjohësi është prindi i tij.

Krenar për kontributin është edhe ish-nxënësi i kësaj shkolle që po kryen punimet.

Udhëheqësia e shkollës pjerrinën e kërkuan nga komuna që katër vjet, por pa sukses. E sivjet ky nuk ishte investimi i vetëm i bashkëfshatarëve.