86 vjet më parë një artiste e madhe lindi në Pagarushë të Malishevës.
Nga aty filloi rrugëtimi i këngëtares më të madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha, e cila të premten u nda nga jeta.
Këtë pasdite të vjetrit e familjes kishin marrë rrugë për në Prishtinë tek familja e të ndjerës, derisa të rinjtë rrëfejnë ato që dëgjuan nga të moçmit për kushërirën.
Për veprimtarinë e asaj që njihet si Bilbili i këngës shqipe, banorët e Pagarushës kanë respekt të madh.