Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës “Lidhja e Prizrenit” në Prizren, përfunduan trajnimin për deminim të grupit të dytë të Policisë Kombëtare dhe Shërbimit për Emergjenca të Ukrainës.
Maqedonci, me anë të një postimi në rrjetin e tij social në platformën X, theksoi se ky trajnim është bërë nga instruktorët e EUCOM dhe të Kompanisë së Deminimit të FSK-së.
“Në kazermën e FSK-së ” Lidhja e Prizrenit” në Prizren, përfunduan tajnimin për deminim grupi i dytë i Policisë Kombëtare dhe Shërbimit për Emergjenca të Ukrainës. Trajnim është realizuar nga instruktorët e EUCOM dhe të Kompanisë së Deminimit të FSK-së”, shkroi Maqedonci.