KRYESORE

FSK në Gaza, Kurti ia zbeh rolin dhe zotimin Osmanit: Maqedonci dhe Jashari kërkuan leje nga unë, me hollësi merren ministritë

Pasi është pyetur se a do t’i zbatojë zotimet e Osmanit e dhëna në Bordin e Paqes, Kurti pa përmendur Presidenten e as organizatën e Trump ka thënë se ai kishte dhënë lejen që Ministri Ejup Maqedonci dhe Komandanti Bashkim Jashari të shkojnë në Doha të Katarit për të diskutuar pjesëmarrjen e FSK’së në ISF në Gaza.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka treguar se Kosova ka shprehur interes që të marrë pjesë në këtë forcë stabilizuese ndërkombëtare, duke shtuar se edhe Kosova ka përfituar në vitin 1999 nga forcat ndërkombëtare.

Ai tha se kjo forcë stabilizuese është pak a shumë e ngjashme me UNMIK dhe KFOR-in në Kosovë paslufte.
Kurti tha se në këtë çështje ka shumë hollësi që më shumë merren Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Brendshme.

“Ministri i Mbrojtjes në mandatin e kaluar dhe nga komandanti i Ushtrisë sonë Gjeneral Bashkim Jashari, nga unë është kërkuar në vitin e kaluar leja për të shkuar në një konferencë në Doha të Katarit lidhur me forcën ndërkombëtare stabilizuese për Gaza”, ka thënë Kurti ndër tjerash.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago