FSK pranon automjetet ushtarake nga Gjermania, vlera 2.7 milionë euro

Në kazermën “Adem Jashari” është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit me automjete ushtarake nga Republika Federale e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin  Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë

Ministri Maqedonci tha se bëhet fjalë për kamionë suhtarkë në vlerë prej 2.7 milonë euro. Ai tha se ky donacion do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve ushtarake e logjistike të FSK-së. Maqedonci shtoi se Gjermani ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të FSK-së.

“Pranuam sot kamionë ushtarakë në vlerë prej 2,7 milionë që do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve ushtarake, logjistike e operacionale të FSK-së. Në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të ushtrisë sonë, rol  të jashtëzakonshëm ka luajtur partneri ynë strategjik, Gjermania.

2.7 milionë euro që pranuam sot janë në vargun e donacioneve prej 3 milionë e 500 mijë  euro që pranuam vitin e kaluar nga Republika e Gjermanisë. Mbështetja me automjete ushtarake për FSK-në  është vetëm një nga fushat ku Gjermani kontribuon ndjeshëm për mbrojtjen dhe për sigurinë e vendit tonë. Falënderoj ambasadorin gjerman për kontributin dhe mbështetjen e pakursyer”, tha Maqedonci.

Ndërkaq ambasadori gjerman Jorn Rohde tha se tani numri i kamionëve ushtarakë të dhuruar nga Gjermania për FSK-në shkon në 15.

Sot raportet mes Gjermanisë janë të shkëlqyera. Ky është një hap një afër që po bëjmë drejt Kosovës dhe kjo po bëhet përmes zyrtarëve tanë. Jam shumë i kënaqur të jem këtu dhe për këtë donacion të pesë kamionëve. Financimi nga Gjermania është bërë edhe me kamionë Azmat, e di se ky projekt ka filluar nga viti 2022 me Ministrin Mehaj dhe grupin përfaqësues. Kjo është një ndihmë për logjistikën, në fushën e transportit në përgjithësi. Ka pasur 10 kamionë dhe tani kemi gjithsej 15 kamionë”, tha Rohde.