FOTO&VIDEO

FSK-së s’i besuan shumë, por pastaj ua mori zemrat krejtve në Kuvajt

Për herë të parë në një bazë ushtarake jashtë kufijve, u ngrit edhe flamuri i Kosovës.

Simboli i shtetit, qe shenjë se ushtria më e re në botë zbarkoi në Kuvajt, bashkë me forca tjera të rryera në sigurinë kombëtare. Mbase mungesa e përvojës ndikoi ta shihnin kontingjentin 5 anëtarësh nga Kosova, me dyshim.

“Të gjithë na kanë shikuar me një pasiguri, pasi që ka qenë hera e parë që po marrim pjesë si mision, por pas shumë pak ditësh njerëzit kanë fillu me na u afru.”

Besimi tek Forca e Kosovës në mision paqeruajtës, u fitua. Si në logjistikë edhe në fushën e automekanikes ku u trajnuan për afër gjashtë muaj qëndrim. E për ta marrë këtë rrugëtim, pati një shtysë të veçantë, siç rrëfen ekskluzivisht major Mentor Ibrahimi në njëvjetorin e ceremonisë së nisjes në Lindjen e Mesme.

“Arsye tjetër ka qenë edhe përvoja nga viti 1999, përfundimi i luftës kur ushtarët e KFOR dhe ushtrisë amerikane kanë ardhë për me na ndihmu, edhe e kam ndje si obligim por edhe dëshirë që te kontriboj në paqe globale.” – thotë Ibrahimi.

E rastisi që gjatë qëndrimit në Kuvajt, kosovarët të përballen edhe me një rrezik që KFOR-i e hasi shpesh pas luftës. Përgjatë rrugëve dhe lëvizjes nga njëra bazë në tjetrën, automjetet me të cilat lëvizte kontingjenti, u ndeshën edhe në mjete të pashpërthyera.

“Ka pas raste kur para automjeteve kemi pas mjete të pashpërthyera, është blloku gjithcka deri sa është bërë pastrimi i atyre mjeteve.”

Por gjithë kjo del të jetë përvojë sa për ti dhënë FKS-së siguri se Forca është e gatshme të zbarkojë kudo që kërkohet, me kapacitetet aktuale që ka, sikur të gjitha shtetet partnere.

Në Kuvajt, ushtarët kosovarë zbarkuan krahë Gardës Kombëtare të Iowas. Në të njëjtën kohë në këtë shtet të Lindjes së Mesme, përveç ushtrisë amerikane ndodheshin me mision edhe ushtarë nga Danimarka, Holanda, Australia, Franca, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Major Mentor Ibrahimi, kapiten Kreshnik Haxhiu, toger Dhurim Shemsedini, tetar Hynor Lajqi dhe ushtar Mehmet Mehmeti pas kthimit nga misioni u dekoruan me medaljen ‘Shërbim Vetëmohues” nga tashmë ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

58 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

4 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

7 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

8 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

9 orë ago