BOTA

Fuqia e tmerrshme goditëse: çfarë dihet për raketat balistike RS-26 “Rubezh” që Rusia godti për herë të parë Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se raketa eksperimentale balistike që së fundmi u lansua ndaj caqeve ukrainase “është dhjetë herë më e shpejt se shpejtësia e zërit” dhe mund të “udhëtojë” tre kilometra në sekondë.

Shpejtësia e zërit varet nga mjedisi, por në ajër ai qarkullon për 343 metra në sekondë apo 1235 kilometra në orë. Sipas deklarimit të Putinit, raketa mund të lëvizë 2401 metra në sekondë.

Putin ka thënë të enjten se raketa që qëlloi caqe ukrainase ka rreze mesatare të veprimit. BBC-ja ka bërë një analizë mbi këtë raketë, duke thënë se shpejtësia e saj ka rëndësi pasi sa më shpejt që lëviz një raketë, aq më shpejt mbërrin në objektiv. Dhe, sa më shpejt që qëllon në shënjestër, ia pamundëson ushtrisë mbrojtëse të reagojë.

Një raketë balistike në përgjithësi mbërrin në shënjestër nëpërmjet një rruge harkore lart në atmosferë dhe gati njëjtë zbret poshtë në destinacionin e saj. Por, derisa zbret ka më tepër energji kinetike, me ç’rast është më e shpejtë.

Kjo e lejon gjithashtu të bëjë manovra drejt objektivit, duke ia vështirësuar armikut të përgjojë me sisteme të raketave tokë-ajër. Shpejtësia konsiderohet thelbësore në fushën e avionëve luftarakë.

BBC-ja ka bërë me dije se mbi 12.000 raketa janë lëshuar nga Rusia kundër Ukrainës qëkur nisi lufta, në shkurtin e 2022-s. Rreth 80 për qind e tyre janë detektuar nga ushtria ukrainase. Raketa e fundit që u lansua me vendim të presidentit Vladimir Putin konsiderohet se është shumë e shpejtë, me ç’rast synon të ulë reagimin e mbrojtjes ukrainase.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

55 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago