KRYESORE

Furtuna dimërore lë pas viktima, ndërsa vazhdon rrugëtimin përmes Shteteve të Bashkuara

Shumë amerikanë janë zgjuar mëngjesin e Krishtlindjes nën një mot tepër të ftohtë. Për disa, bora kishte arritur në lartësinë e dritares së shtëpive. Era e fortë dhe i ftohti i hidhur janë pasojë e një furtune dimërore që ka shkaktuar viktima e ka lënë pas një pjesë të madhe të vendit, të paralizuar.

Erëra të forta, borë e dendur dhe temperatura ngrice përfshinë mbarë Shtetet e Bashkuara.

Në Kentucky u mbyll autostrada ndërshtetërore pasi mbi 700 makina mbetën të bllokuara.

Në qytetin Buffalo, të Nju Jorkut, kushtet janë aq të rënduara sa mendohet që furtuna e borës është ndër më të këqijat në këtë zonë të mësuar me dimër të ashpër. Ndërsa bora e ngjeshur zuri rrugët, banorët braktisën makinat dhe aeroporti u mbyll për të paktën deri të hënën.

Autoritetet kanë urdhëruar ndalimin e udhëtimit në rrugë dhe ekipet e emergjencave shpëtuan të paktën 50 persona që ishin bllokuar në makinat e tyre.

“Nuk është diçka me të cilën krenohemi. Por në zonat më të prekura, nuk ka prezencë të shërbimeve të emergjencave”, tha Mark Poloncarz, drejtuesi i qarkut Eire, në shtetin Nju Jork.

Një nënë kërkoi ndihmë në Facebook, pasi ekipet e emergjencave nuk arrinin dot në shtëpinë e saj. Për shkak të ndërprerjes së energjisë, asaj iu desh të pomponte oksigjen për djalin e saj njëvjeçar që ndihmohej për frymëmarrjen nga një respirator.

Ndërprerja e elektricitetit është bërë një problem në mbarë vendin. Në të paktën 13 shtete, kompanitë energjitike u kanë kërkuar klientëve të kursejnë energjinë.

“Përpjekjet e konsumatorëve për të kursyer energjinë gjatë 24 orëve të ardhshme do të na ndihmojnë të shmangim ndërprerjet në furnizim”, u shpreh një zyrtar i kompanisë energjitike “PJM”.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, paralajmërimet për motin e keq dhe udhëzimet për masat që duhen marrë mbulojnë tashmë pjesën më të madhe të vendit.

Madje as Florida, që zakonisht është zonë e ngrohtë, nuk arriti t’i shpëtonte të ftohtit dhe shatërvanët u gjendën të ngrirë në qytetin Pensacola.

Stuhia masive ndërpreu edhe udhëtimet ajrore. Mbi 20% të fluturimeve u anulluan të premten dhe një pjesë e madhe e udhëtarëve nuk arritën në destinacionin e tyre për këtë sezon festash.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

11 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

16 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago