Futbolli shqiptar thyen tabutë dhe hyn në histori. Flamuri i Kosovës është ngritur për herë të parë në Beograd, në kuadër të Kongresit të UEFA-s, që u mbajt atje.
Pavarësisht se Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, hyrja e kësaj të fundit në gjirin e UEFA-së ia ka bërë një vend flamurit shtetëror edhe në kryeqytetin serb.
Një moment i tillë vjen edhe pas zhurmës së madhe për organizimin e përbashkët të Evropianit U-17 mes Shqipërisë dhe Serbisë më 2026.
Dhe për herë të parë në histori, flamuri i Kosovës është ngritur në Beograd të Serbisë, jo në një samit politik apo në një konferencë diplomatike, por në Kongresin e UEFA-s, organizmin më të lartë të futbollit europian.
Kryetari i Federatës së Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka pozuar gjithashtu me flamurin kosovar, informon ‘KlanKosova’.
Ky moment vjen në një kohë kur UEFA dhe FSHF janë sulmuar për vendimin e guximshëm për të organizuar Kampionatin Europian U-21 të vitit 2027 në Shqipëri dhe Serbi.
Për herë të parë, flamuri i Kosovës qëndroi përkrah atyre të federatave të tjera europiane në një event madhor në Beograd.
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…