Një grua e moshuar në Brazil ishte shprehur e gatshme që paratë që i kishte me vete, t’ia jep një hajni të armatosur që ishte futur brenda një barnatoreje. Megjithatë, ai refuzoi ofertën e saj, madje u afrua dhe e puthi në ballë.
Kamerat e sigurisë të vendosura brenda lokalit kanë filmuar momentin kur hajni bisedon me gruan e moshuar, derisa miku i tij po i merrte të hollat nga arka e punonjësit.
Gruaja që jeton matanë rrugës, përballë barnatores i ishte ofruar hajnit duke i thënë se mund t’i merr edhe paratë e saj. Por, ky veprim duket e zuri në befasi hajnin, i cili menjëherë reagoi duke e mbajtur për krahu dhe ta qetësoj gruan e moshuar që më pas e puthi në ballë.
“Jo zonjë, nuk i dua paratë e juaja”, i thotë hajni gruas që kishte mbetur e habitur kur pa se punonjësi i barnatores ishte viktimë e një plaçkitje.
E sipas pronarit të barnatores, hajnat kishin vjedhur 240 dollarë dhe disa medikamente. E kjo vjedhje është raportuar në polici, të cilët kanë bërë të ditur se i janë vënë pas të dyshuarve.