Edi Rama duket se e ka befasuar Albin Kurtin të martën në Tiranë, duke e nxjerrë Gent Cakajn, ish-aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, për ta pritur bashkë me ministra tjerë kryeministrin e Kosovës.
Kurti përshëndeti Cakajn, ushtrues detyre i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, menjëherë pasi u kthye në Prishtinë i çoi mesazh homologut të tij, se vizita “nuk ishte politikë e jashtme”.
Por, sa ishte atje, as Kurti nuk e la pa ia bërë një sherr kryeministrit të Shqipërisë, Rama.
Kurti refuzoi të shkojë te kryetari i kryeqytetit të Shqipërisë, Erion Veliaj, për ta marrë Çelësin e Tiranës, një qëndrim ky i nxitur me gjasë edhe nga Vetëvendosje e Tiranës.
Vizita në Tiranë ishte mjaft bizare.
Ministrja shqiptare e Arsimit, Besa Shahini, që është bashkëshortja e Dardan Molliqajt, që dikur ishte si një sozi e kreut të VV’së, kryeministrin e Kosovës e përshëndeti si të ishte në të pame, apo ceremoni morti.
Hiç më ngrohtë nuk ishte as raporti mes vet Ramës e Kurtit.
Ata u përplasën direkt për “minishengenin”, por përplasjet më të ashpra ndodhën prapa kamerave.
Për ta zhdukur komplet kiminë e vizitës, Rama ishte kujdesur që i pari që do t’ia jepte dorën Kurtit të ishte Cakaj, emërimin e të cilit në krye të diplomacisë shqiptare e ka kundërshtuar Vetëvendosje.
E, si kundërshtim ndaj këtij veprimi, Kurti zgjodhi ta bojkotojë takimin me Veliajn, dhe refuzimin për ta marrë Çelësin e Tiranës.
Por, për Cakajn, duket se Kurti është hatëruar më së shumti.
Këtë e ka përmendur në një postim të tij, kur ka rekapituluar vizitën në Tiranë.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…