Gjatë marshit të 28 gushtit, pjesëmarrësit mbanin fotografitë e Putinit dhe Dragolub “Drazha” Mihailoviqit, një udhëheqës kontrovers nacionalist serb gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kisha Kriminale Serbe ka organizuar një marsh me serbët primitiv në Beograd.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
EuroPride promovon krenarinë e lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve e transgjinorëve në nivelin panevropian, dhe organizohet nga një qytet i ndryshëm evropian çdo vit. Ngjarja përfshin një Paradë të Krenarisë.
Parada, EuroPride duhej të mbahej në Beograd më 17 shtator, por mes kërcënimeve nga aktivistët e së djathtës ekstreme, presidenti tha se Serbia duhet të fokusohej te probleme të tjera më të rëndësishme, si për shembull tensionet me Kosovën…
Manifestimet e së dielës kundër marshimit Europride, u mbajtën gjatë një procesioni për të shënuar një festë fetare dhe u udhëhoqën nga klerikë të Kishës Ortodokse Serbe. Disa pjesëtarë të klerit thanë se Parada e Krenarisë kërcënon vlerat e familjes tradicionale dhe duhet të ndalohet.
Pjesëmarrës të tjerë në protesta thërritën slogane në mbështetje të kauzave nacionaliste, hoqën flamujt shqiptarë të vendosur në prag të vizitës së Kryeministrit Rama në Beograd, dhe valvitën flamujt rus në shenjë mbështetje për aleatin tradicional, Moskën.
Bashkimi Europian sakaq shprehu keqardhjen për vendimin e Serbisë që të anulojë apo të shtyjë mbajtjen e EuroPride, teksa tha se blloku evropian mbështet barazinë dhe kundërshton çdo formë të diskriminimit.
Në një reagim për Evropën e Lirë, zëdhënësja Ana Pisonero tha se mirëpresin sqarime nga autoritetet në Serbi dhe se do të ndjekin nga afër situatën.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…