Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka shpallur fajtor ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Gani Gecin, i cili akuzohet për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, në gusht të vitit 2014.
Ai është dënuar me 3 vjet e gjysmë burgim.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Mitrovicë, me 3 qershor 2016, e kishte dënuar Gani Gecin me 4 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.
Geci e kishte pranuar se e ka kryer këtë vrasje, duke thënë se këtë veprim e kishte bërë në vetëmbrojtje, pasi kishte deklaruar se ka qenë i rrezikuar të vritej.
Rigjykimi në këtë rast ka përfunduar me 2 qershor. Gjatë asaj seance, prokurori Naim Beka ka kërkuar dënimin e Gecit, kurse ky i fundit ka kërkuar nga gjykata që të veproj në bazë të provave, pasi ka deklaruar se bëhet fjalë për vetëmbrojtje.
Gani Geci akuzohet se Ruzhdin Shaqirin e kishte vrarë në kafiterinë “N’Qosh”, në qendër të Skenderajt, më 4 gusht të vitit 2014.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…