Gani Geci ka folur edhe njëherë për shkarkimin e Agim Veliut nga Albin Kurti.
Geci, duke e lidhur këtë me koronavirusin, shkruan se, ishalla nuk preket me këtë pandemi Agim Veliu që të shpallet pastaj nga Qeveria e Kurtit si hero.
Gani Geci e ka krahasuar Agim Veliun me mjekun kinez që e zbuloi koronavirusin, i cili u arrestua nga Kina e më pastaj pas vdekjes së tij shteti kinez e shpalli hero.
Më poshtë shkrimi i Gani Gecit:
Mjeku kinez i cili paralajmëroj qysh në fillim se virusi Kovid 19 është shumë i rrezikshëm për njerëzimin autoritetet Kineze e arrestuan edhe i thanë se ti po përhap panik je një mashtrues tradhtar i popullit Kinez dhe mbylle gojën.
Më vonë ai duke ndihmuar njerëzit u infektua edhe vet me virusin dhe vdiq.
Kina e shpalli hero pas vdekjes.
Kryeministri Albin Kurti kur e shkarkoi Veliun nga posti tha u shkarkua ministri sepse kërkoj Shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ai pas shkarkimit e gozhdoj ministrin tha është e paarsyeshme, e palogjikshme, e panevojshme, e padobishme gjendja e jashtëzakonshme dhe kërkesa e ministrit Veliu është tradhti ndaj qeverisë dhe popullit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.
Ishalla Agim Veliu nuk preket nga ky virus që qeveria jonë ta shpallë hero.