POLITIKE

Klubi i Prodhuesve reagon ndaj bllokimit të prodhimit në komunat në karantinë

Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka reaguar në vendin e e fundit të marrë nga qeveria, për të vënë në karantinë disa komuna e rrjedhimisht, për ndalesat që janë bërë brenda tyre për prodhuesit.

Ata kanë kërkuar që të merret një vendim udhëzim i ri i cili do të sqaronte të gjitha paqartësi të cilat pengojnë lëvizjen e prodhuesve e punëtorëve.

Më poshtë e gjeni reagimin e tyre të plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

13.04.2020

Klubi i Prodhuesve reagon ndaj bllokimit të prodhimit në komunat në karantinë

Klubi i Prodhuesve të Kosovës reagon ndaj ndalimit të lëvizjes së mallrave dhe të punëtorëve të cilët janë në qytetet në komunat në karantinë në Kosovë. Ju bëjmë thirrje Qeverisë në detyrë të Kosovës, por edhe ministrive në linjë, Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike që sa më parë të nxjerrin një udhëzim/vendim ku do të bëjnë sqarimin e të gjitha paqartësive të cilat e pengojnë lëvizjen e të lartpërmendurve.

Është kritike që vendimi të vije sa më parë, pasi që shumë ndërmarrje janë të bllokuara dhe ju është pamundësuar lëvizja e punëtorëve dhe mallrave në të gjitha komunat të cilat janë në karantinë.

Klubi i Prodhuesve e kupton gjendjen aktuale dhe sfidën për ta mbajtur gjendjen pa panik dhe izolimin sa më të shpejtë të virusit COVID-19, mirëpo kërkojmë mos kufizimin e lëvizjes për të gjithë punëtorët e sektorit të prodhimit, dhe ju bëjmë thirrje të gjithëve që ky sektor të mbrohet dhe të mbështetet tash më shumë se asnjëherë më parë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

15 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago