Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në Facebook, ka folur lidhur me sulmin që u bë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.
Geci në shkrimin e tij tregon edhe disa prapaskena interesante, gjatë kohës kur në krye të qeverisë ishte Isa Mustafa, kur atë botë kishte paralajmëruar se edhe PDK-ja mund ta sulmoi LDK-në.
Ish-deputeti, gjithashtu rrëfen edhe disa detaje të padëgjuara më parë, se si kishte arritur t’ia siguronte presidentit Rugova armët për truprojat e këtij të fundit.
Ja shkrimi i gjatë pa ndërhyrje:
Një reagim pak më ndryshe kundër gjuajtjes me vezë!
Edhe atëherë kur LDK ishte në pushtet me PDK-në edhe atëherë gjuhej me vezë e me gurë më së tepërmi gjuhej LDK-ja apo kryeminsitri i LDK-së dhe ministrat e LDK-së ndersa amnistoheshin ministrat e PDK-së.
Atëherë ata që gjuanin me gurë e me vezë ishin VV bashkë me AAK-në e me NISMË-n dhe mbronin një kauzë, të cilën kauzë më vonë vet këto parti që e mbronin e përdhosën.
Edhe tani kur LDK është në pushtet me VV tani përsëri kanë filluar ti gjuajnë me vezë e me gurë çuditrishtë ministrat e LDK-së.
Më kujtohet kryetari i Kuvendit aso kohe edhe pse ishte në koalicion me LDK thrriste që sigurimi të dalin jashtë sigurimi te dalin jashtë sepse dëshironin që gratë e opozitës ta ngrehnin zhagë kryeministrin e Kosovës pavarësisht se ishin në koalicion.
Aso kohe pata njoftuar LDK-në që sigurimi i LDK-së ta mbroj LDK-në dhe kryeministrin e LDK-së e pata thirr Bajram Gecajn dhe i thashë që në Kuvend mund ta sulmojnë kryeminstrin dhe vetë ata qe janë në koalicion me ju do ta lejojnë këtë.
Parashikimet e mia dolën të vërteta, e sulmuan kryministrin edhe tani sulmin e kan filluar kundër LDK-së ndoshta mund të ketë një skenar të njejtë të viteve të mëherëshme.
Vet heshtja e kryeminstrit dhe LVV jep me kuptua se mund të ketë skenare të ndryshme.
Gjithmon luftëtarët e lirisë qe luftuan nën ombrellën e UÇK-së, ishin dhe mbetën anëtarë të devotshëm te LDK-së janë sulmuan nga kundërshtarët politikë të LDK-së te parët disa edhe u vranë disa edhe u plagosën por LDK-ja shumë pak i ndihmoj ndihmoj, disa prej tyre i edhe përjashtiuan si në vitin 2006 në Kuvendin e ashtuquajturë “ të karrigave”. Ndërsa partitë tjera luftëtarët e vete i mbronin edhe për se shtremti ,LDK – ja nuk i mbronte as për së drejti.
LDK – jq pa dijenin e predidentit Rugova silleshin si injorant kundër luftëtarëve të lirisë, antarë te LDK -es por ata prap e mbronin LDK-në e Ibrahim Rugovës.
Kohë pas kohe e njoftonim presidentin Rugova .
Fillimisht linçimin e filluan kundër Tahir Zemës e hoqën nga lista për deputet në vitin 2001 pa dinenin e presidentit Rugova, edhe në vitin 2004 pa dinenin e presidentit Rugova nga numri 13 që e kishte vendosur presidenti Rugova Fadil Gecin në në vitin 2001 kta e vendosën nr. 47, pra vet LDK-ja e dobësonte vetën dhe i dobësonte luftëtarët e lirisë dhe anëtarin e LDK-së.
Në titujt e gazetave të asaj kohe kur u vra Tahir Zema u vra edhe Hasan Zema (kryetar i forumit Rinor të LDK-së) dhe gazetat shkruanin u vra Hasan Zema dhe Tahir Zema .
Në vitin 2001 presidenti Rugova i ka pas thanë kryesisë së LDK-së:“ Çdo votë në Skënderaj shumëzojeni me 10, sepse një votë atje eshtë sa 10 vota këtu.”
Ndarsa e dini pse LVV e mbanë afër Rexhep Selimin, jo, që e donë, por e mbajnë dhe e qesin të parin në çdo vend ku ka nderime për luftën e fundit, ndërsa LDK shkon mbrapa të tjerëve duke i injoruar luftëtarët e vet, anëtarë të LDK-së.
Derisa LDK nuk i don luftëtarët e lirisë, anëtarë të LDK-së, që pas lufte u vranë për LDK-në vështirë do të ju shpëtoni, vezëve, gazit e gurëve, ashtu si ne luftëtarët e lirisë që më vështirësi ju shpëtuam plumbave.
Si do që të jëtë ne luftëtarët e lirisë, anëtarë të LDK-së luftuam për Kosovën dhe mbrojtëm predientin Rugova.
Gjatë gjithë kohës partitë tjera na ofruan benificione, shoërblime dhe vazhdojnë të na ofrojnë, vetëm që të hekim dorë nga LDK-ja, por ne prap qëndrojmë besnik për shkak të karakterit tonë dhe qëndrueshmërisë tonë.
Për ta argumentuar këtë do ta shoejgoj një ngjarje: Në vitin 1999 djemtë tonë Besimi, Esati,Afrimi e Bashkimi shkuan për ta mbrojtur presidentin Rugova, asokohe fyrjet e sharjet për presidentin Rugova nuk kishin të ndalur, kur djemtë tonë shkuan atje në zyrët e LDK-së dhe shtepin e presidentit Rugova ishte vetëm një revole 7.62 mm e prishtë.
Djemtë tonë mbanin revole pa leje aso kohe dhe kur takoheshun me truprojet e Hashim Thaçit pranë KPA-së ata mbanin kallashnikovë nē dorë porë fyerjet dhe sharjet kundër presidentit Rugova ranë në zero (0). athua pse ???
Pas disa kohe sigurimit të presidentit Rugova ju dhanë armë me leje, besa edhe kallashnikoë dhe shkorpjon, sigurimi i presidentit filluan të lëvziin edhe me makina Mercedesa e Jeep-a, ndërsa djemtë tonë shkonin nga Drenica në Prishtinë në punë me një Askonë të vjetër me ngjyrë të kuqe e që shpesh prishej rrugës dhe LDK fillij të sillej sikur më nuk kishte nevojë për djemtë e lirisë, katër djemve nga Drenica ju thanë hajdeni në punë kur të doni, kur nuk mundeni me ardhë mos hajdeni hiqë 270 DM ua japim edhe pa ardhë.
I takova 4 djemtë tonë ni ditë në Skënderaj dhe i pyeta pse nuk jeni në punë? Më thanë: Na është prishur kerri, e ata të LDK-së na kan thanē n’dashit hajdeni, n’dashit mos hajdeni.
Shkova në Prishtinë dhe fola me njërin nga sekretarët e LDK-së që 4 djemëve te ua sigurojnë nga një banesë për të banuar sepse ishte larg për të udhëtuar dhe jeta e tyre ishte në rrezikë. Më dërguan në komunën e Prishtinës por kurrë nuk u sigurua banin për ta.
Shkova në Fushë Kosovë ata më premtuan që do të sigurojnë vendbanim për ta, por as ajo nuk u realizua kurrë.
Një ditë në Drenas, rastësisht në një ëmbëltore e takova Xhavit Nurakun (truprojë e Hashim Thaçit) edhe po e veti qysh po kaloni kur po dhe e pyeta qysh po kaloni me ata djemtë tonë kur po takiheni para institucioneve të Republikës së Kosovës?
Ai më tha: “ Mos me kanë këta djemtë e juv, ata tjertë as që kishin guxu me dalë prej Velanie, por kur po takohum me këta djemtë të juv ,spo bejmë zë as na e as ata, e mirë po kalojmë.”
Duke e ditur që djemt tonë nuk kishin kerr me shku në punë i thash: Ata tonët nuk po dojn me ardhë nja 2-3 javë e nashta ndalen krejtë nuk shkojnë më
Aiii tha: ishalla “ O ku me mujt mos me ardhë këta t’juvt, se na ju kallxojmë atyre”.
Erdha ne Skenderaj .
U takova me kta djemtë i thash së shpejti kanë me ju thirr me shku në punë. Këta më thanë: “ Jo valla, e kanë shliru prapanicën spo janë ngusht mapër ne!”
Kur shkojnë ata truprojat e Hashimit e shohin që nuk janë djemtë e Drenicës aty, ja nisin prap me i sha LDK-në dhe kryesinë e LDK-së, në mbrëmje e thrret Esatin në telefon dhe i thonë: “Ku jeni, pse s’po vini në punë?” Esati ju thotë: Na u ka prish Askona e s’po kem me çka. Ata i thonë: Hajdeni nesër e merrni n’dashit jeepin ndashit Mercedes. çfare doni .
I dërgova unë deri në Prishtinë dhe ua dhanë 2 Gjipa nji
Garand Shirokë dhe e kanë pas kthy e këtë tjetein ja kanë pas falë Esatit.
Por më vonë në vitin 2006 duke menduar se u çliruan filluan prap me avazin e njejtë, pas bërjes kryetar të Fatmir Sejdiut na përzun nga LDK-ja.
Tani jemi në vitin 2020 dhe i kemi 18 mijë vota dhe i kemi të paktën 20 djem e vajza që kanë përfunduar master, por LDK, zv.ministra e Këshilltar i bënë ata që kanë nga 3000 vota, por mos harroni se ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi gjithmonë LDK, ishim edhe atëherë kur na vranë e na shanë, jemi dhe tani dhe do të mbesim përgjithmonë, për shkak të karakterit tonë, e jo për shkak të disave që janë aty.