POLITIKE

Gara e armatimeve në Ballkan – SHBA i dhuron Greqisë anije dhe tanke, Athina do të blejë 40 avionë F-35

Një garë armatimesh duket se ka nisur në Ballkan. Në këtë drejtim, Serbia ka vendosur të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për qytetarët dhe fabrikat vendase vijojnë të prodhojnë municione, ndërsa në nëntor, në Beograd zbarkuan edhe helikopterët sulmues Mi-35P, të cilët Vuçiç i bleu nga Qiproja.

Sakaq, Kosova përveç rritjes së buxhetit për Mbrojtjen duke e çuar në 200 milionë euro, do të pajisë ushtrinë e saj edhe me raketa “Javelin”. Arma më e re amerikane pritet t’i shtohet arsenalit të FSK-së, pasi SHBA ka pranuar kërkesën e qeverisë së Albin Kurtit për blerjen e saj.

Po ashtu Kosova ka blerë dronë Bayraktar nga Turqia dhe së fundmi ka pajisur policinë me armë të gjata me perimetër 800 metër, që janë blerë nga Kroacia.

Edhe Shqipëria nuk ngelet pas në garën e armatimeve, teksa dy helikopterë amerikanë “Black Hawk” iu dorëzuan Forcave të Armatosura në fillim të vitit, si pjesë e porosisë së parë për helikopterë, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA.

Ministria e Mbrojtjes po ashtu ka lidhur një kontratë me Turqinë për blerjen e 3 dronëve “Bayraktar”, të cilët pritet t’i shtohen arsenalit të FA-së në 2025, ndërsa interesi është shprehur edhe për raketat “Javelin”.

Por “Luani” i Ballkanit sa i përket garës së armatimeve është padyshim Greqia. Përveç arsenalit aktual, në një marrëveshje të firmosur rishtazi mes kryeministrit helene Kyriakos Mitsotakis dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, Athina do të marrë dhuratë nga SHBA, dy avionë C-130H, dhjetë motorë reaktivë P-3, 60 automjete luftarake këmbësorie Bradley, tre anije të klasit Protector dhe pajisje të tjera ushtarake.

Greqia po ashtu do të futet në programin përfitues së avionëve luftarakë F-35. Sipas marrëveshjes është arritur akordi për blerjen e 20+20 luftarakëve të gjeneratës së pestë moderne.

Pjesëmarrja në programin F-35 shënon një fuqizim të ndjeshëm të kapaciteteve mbrojtëse të Greqisë si dhe një përmirësim të pozicionit të saj diplomatik në rajonin e Mesdheut juglindor.

Armatimet e reja bëjnë që Greqia të konsolidojë edhe më tepër pozitat në renditjen e forcave të armatosura më të fuqishme në botë dhe rajon. Sa i përket Ballkanit, Turqia kryeson renditjen me ushtrinë e saj dhe Athina e ndjek gjithmonë nga pas, ndërsa lista vijon me Rumaninë e Serbinë si ushtritë më të fuqishme.

Sipas listës së publikuar nga portali “Global Firepower”, që merret me analizën e ushtrive të vendeve të botës, Shqipëria renditet e 8-ta në rajon, duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjën dhe Kosovën dhe në vendin e 91 në botë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…

22 minuta ago
  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

31 minuta ago
  • KRYESORE

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

16 orë ago