Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ditën e nesërme e quajti historike, pasi që në këtë ditë zgjidhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni, Talat Xhaferi.
“Kjo ditë është historike sa për shqiptarët, aq edhe për maqedonasit, si dhe për të gjithë të tjerët, sepse po bëhemi shtet dhe shoqëri e barabartë dhe po tejkalojmë të gjitha paragjykimet. Bashkarisht po ndërmarrim përgjegjësinë për ti prirë vendit, jo njëri pas tjetrit, por krah më krah, bashkë, për një Maqedoni Europiane”, tha ai.
“Jam mirënjohës që na besuat, u rreshtuat pas ëndrrës tonë dhe që ky besim i juaji, kjo mbështetje e juaja po shpërblehet nesër, edhe me një premtim të mbajtur, edhe me një punë të kryer, edhe me një ëndërr të realizuar”.
Ai tutje theksoi se ky është vetëm fillimi, dhe jo fundi, pasi që ka edhe shumë qëllime dhe ëndrra për tu realizuar.
“Kryeministrin e parë shqiptar e bëmë bashkë, ta bëjmë edhe Maqedoninë Europiane bashkë, duke besuar se ëndrrat realizohen po që se besoni dhe punoni. Kur guxuam, ia dolëm, kur ëndërruam, realizuam, kur besuam, punuam, kur u tha, u bë! ”, tha udhëheqësi i BDI-së.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…