Mediat rajonale shkruajnë se ekziston një shqetësim për rolin e Rusisë, e cila brenda pak ditësh mund të japë një goditje të rëndë diplomatike nëse nuk lejon zgjatjen e mandatit të misionit të EUFOR-it në Bosnje, ku afati i fundit është 5 nëntori.
Kjo situatë në rajon është rezultat i mungesës së gjatë të Shteteve të Bashkuara dhe bredhjeve të BE-së, komentohet më tej.
Tani administrata e re Biden ka vendosur të kthejë gardën e vjetër diplomatike me përvojë në Ballkanin Perëndimor. Njerëzit që dinë pothuajse gjithçka për Ballkanin, nëse është e mundur që dikush të di gjithçka. Duke u marrë me këtë rajon para luftës, ata ishin aktorë kryesorë në përpjekjet për paqe gjatë luftës, arkitektë të marrëveshjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ata janë shumë më me përvojë se disa diplomatë evropianë që manipulohen lehtësisht nga politikanët ballkanikë.
Joe Biden vendosi të dërgojë Christopher Hill si ambasador në Beograd, pa dyshim një adresë kyçe për stabilitetin apo paqëndrueshmërinë e rajonit. Beogradi ka ndikim në të gjitha vendet fqinje, nga Bosnja dhe Kosova e deri te Mali i Zi, dhe vetëm politikanët naivë mund të besojnë se Beogradi nuk ka lidhje me ngjarjet në ato vende. Hill ka përvojë të madhe nga Ballkani dhe më gjerë. Ai ishte delegat special për Kosovën gjatë luftës, e më pas ambasador në Shkup dhe Bagdat. Ai është një nga diplomatët kryesorë amerikanë i cili, së bashku me Richard Holbrooke mundësuan si Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit në Bosnje ashtu edhe marrëveshjen e Kosovës në Rambuje, të cilën Beogradi e refuzoi dhe e cila u pasua nga ndërhyrja e NATO-s. Përveç rajonit, Hill njeh shumë politikanë personalisht, dhe flet gjuhët lokale gjithashtu.
Jeffrey Hovenier, zëvendësambasadori aktual në Turqi, është emëruar ambasador në Kosovë. Ai më parë ka punuar në Ambasadën e SHBA-së në Zagreb dhe ka qenë anëtar i ekipit ndërkombëtar negociator për statusin e Kosovës. Ai gjithashtu flet gjuhët vendase. Padyshim, ai i di rrënjët e tensioneve aktuale dhe se si u zhvillua situata në Ballkan.
Ambasadori i ri në Sarajevë do jetë Michael Murphy. Ai ka qenë aty disa vite më parë si këshilltar special në Ambasadë, dhe më pas ishte në Ambasadën Amerikane në Kosovë si ushtrues detyre i ambasadorit. Ai është i specializuar në NATO dhe strukturat e sigurisë në Evropë, veçanërisht në Ballkan.
Rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk ka qenë kaq i tensionuar për një kohë të gjatë. Është në prag të konfliktit duke folur në të njëjtën kohë për zgjidhjen e çështjeve të mbetura nga e kaluara dhe integrimin në BE.
Gabriel Escobar e filloi mandatin e tij si delegat special për Ballkanin disa muaj më parë, megjithëse detyra e tij formale është “Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë”. Deri vonë, ai punoi në Ambasadën Amerikane në Beograd.
Dhe çfarë do të bëjë BE-ja tani?
James O’Brian, një tjetër diplomat me përvojë nga koha e Madeleine Albright, një nga autorët nën hijen e Marrëveshjes së Dejtonit dhe një nga lojtarët kryesorë amerikanë në Ballkan, do të luajë gjithashtu një rol të madh në Ballkan. Së fundmi ai vizitoi Brukselin për të diskutuar angazhimin e përbashkët në Ballkan me zyrtarët e BE-së dhe NATO-s.
Nëse marrim parasysh se si Presidenti Biden ashtu edhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken janë jashtëzakonisht të aftë për rajonin, mund të konkludojmë se Uashingtoni me të vërtetë tani ka një ekip për të zgjidhur problemet e mëdha në Ballkan.
Por suksesi nuk është i garantuar sepse rrethanat janë të ndryshme. BE-ja është e ndarë për statusin e Kosovës, me pesë shtete anëtare më shumë në anën e Rusisë sesa shumica dërrmuese në BE dhe NATO. Ndoshta nuk ka marrëveshje me Rusinë, por argumentet e tyre janë të njëjta, edhe pse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka vendosur se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Një problem tjetër është se BE-ja nuk dëshiron të garantojë anëtarësimin pa mëdyshje në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa Uashingtoni mendon se “anëtarësimi në BE është një synim i përbashkët dhe motivi kryesor për vendet e rajonit”.