LAJME

Gashi i SBASHK-ut: I moshuari që tentoi ta sulmonte Jasharajn na tha “do t’ju vras”

Skënder Gashi nga SBASHK-u e ka sqaruar më gjerësisht incidentin në shkollën “Ismail Qemali” në kryeqytet, ku u tentua të sulmohet kryetari i sindikatës, Rrahman Jasharaj. Ai tha se aty pati edhe kërcënime me vrasje.

Gashi tha në Frontal të T7 se nuk e kuptuan se si një prind ishte në sallën ku duhej të ishin vetëm mësimdhënësit dhe anëtarët e këshillit grevist.

“Unë vij nga Malisheva dhe nuk i njihsha mësimdhënësit aty. Pas përfundimit të fjalimit, një prind i moshuar ishte ulur pranë derës dhe në momentin kur deshëm të dilnim, u ngrit në këmbë, filloi të shante e të fyente, e mandej pati edhe tentim të sulmit fizik”, tha ai.

Gashi tha se në takim s’ka pasur të drejtë të jetë askush përveç mësimdhënësve grevistë, ndërsa tha se drejtoresha e shkollës kishte qenë afër hyrjes.

Fillimisht, i moshuari kishte tentuar që ta merrte fjalën gjatë mbledhjes, ndërsa në fund tentoi ta sulmonte Jasharajn.

“E kam dëgjuar nganjëherë në mbledhje. Dua – tha – t’ia bëjë një pyetje kryetarit. I thanë që nuk ke të drejtë të marrësh pjesë dhe ka qëndruar i heshtur deri kur kemi filluar të dalim nga salla”, shpjegon Gashi.

Ai shton se më pas, i moshuari tentoi ta sulmonte fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, duke kërcënuar me vrasje.

“Pati një fyerje verbale duke sharë, mandej pati kërcënim edhe fizik. Mandej pati edhe fjalë që ‘do t’ju vras’ e këso fjalë fyese. Tha ‘ju po ua mohoni të drejtën fëmijëve tëmi, ‘ti je kriminel’, e kështu”, tha Gashi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

9 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

13 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

14 orë ago