FOTO&VIDEO

Gastronomët thonë se masat e reja kufizuese janë të papranueshme

Në kuadër të masave të reja që pritet të merren nga qeveria e Kosovës e që do të zgjasin nga 1 shtatori deri më 13 shtator është paraparë edhe kthimi i orës policore, shkurtimi i orarit të punës së gastronomisë për një orë si dhe të punohet vetëm me 75 për qind të ambienteve të hapura.

Në Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës thonë se masat e reja kufizuese janë të papranueshme.

Me largimin e diasporës dhe me kufizimet e tilla të cilat janë bërë të ditura mbrëmë janë të dëmshme për sektorin e gastronomisë. Duke mos pasur një plan strategjik se si do të jetë mbështetja në përputhje me mbylljen e cila po pritet të ndodh’, tha për RTV 21, Arian Vranica.

Tashmë është bërë e ditur se do të punohet vetëm në hapësirat e jashtme ku do të shfrytëzohet deri në 75 për qind të kapacitetit mirëpo ne pa një vizion për mbështetje ekonomike ne nuk i pranojmë masat”, shtoi Vranica.

“Kërkesat do të jenë mbështetja financiare që duhet t’i shqyrtojmë bashkë me Ministrinë e Financave dhe është evidente që një kërkesë e tillë të jetë legjitime shto faktin se asnjëra nga masat e marra që nga fillimi i pandemisë rreth 33 për qind e biznesit s’kanë përfituar”, tha ai.

Ditëve të fundit në vendin tonë është shënuar rritje alarmuese e numrit të të vdekurve dhe të infektuarve me Covid-19 që bën që Ministria e Shëndetësisë të paralajmëroj ashpërsim të masave.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago