Nezir Mehmetaj gati që 2 muaj vazhdon të jetë në duart e autoriteteve serbe.
Kosovari nga Rudica e Istogut ishte ndaluar ne ditët e para të vitit 2020 pasi kishte kaluar pikën kufitare në Merdare, pasi kishte shkuar më nënën e tij në një spital për shërim.
Prokuroria për Krime Lufte në Beograd e kishte ndaluar Mehmetajn si person të dyshuar dhe i kishte caktuar 1 muaj paraburgim.
Indeksonline ka kontaktuar familjarët e Nezir Mehmetajt të cilët kanë thënë se përpjekjet për lirimin e familjarit të tyre s’i kanë ndaluar asnjëherë, por që deri më tani asgjë nuk ka lëvizur.
Valon Mehmetaj ka thënë se presin që gjatë kësaj jave të ketë ndonjë lajm pozitiv lidhur me vëllain e tij.
Ai ka thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me zyrën ndërlidhëse në Beograd.
Në ditët kur flitet për heqjen e taksës ndaj Serbisë, ka munguar tërësisht përpjekja e institucioneve kosovare për lirimin qytetarit që vazhdon të jetë i ndaluar pa asnjë arsye.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…