BOTA

Gati ofensiva në Rafah! Izraeli hedh poshtë propozimin e Hamasit për armëpushim

Propozimi i Hamasit për arritjen e një armëpushimi me Izraelin ka dështuar. Tel-Avivi ka vijuar me planin e tij për fillimin e operacionit në Rafah dhe shkatërrimin e plotë të grupimit ekstremist.

Nuk ka armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit. Ky është reagimi zyrtar i Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu si përgjigje pas propozimit të Hamasit për një armëpushim mes palëve dhe lirim të pengjeve.

Kërkesat e Hamasit janë konsideruar si jorealiste nga pala izraelite dhe si rrjedhojë Tel-Avivi kavijuar me miratmin e planit përfundimtar për shfarosjen e Hamasit dhe fillimine operacionit në Rafah, në Jug të Rripit të Gazës.

“Ushtria izraelite po përgatitet për anën operacionale dhe për evakuimin e popullsisë. Për pengjet, kërkesat e Hamasit janë ende qesharake. Një delegacion izraelit do të niset për në Doha pasi Kabineti i Politikave të Sigurisë të diskutojë qëndrimin e Izraelit”, tha Netanjahu.

Zyra e kryeministrit së Benjamin Netanyahut tha se Izraeli do të dërgojë një delegacion në Katar për të vazhduar bisedimet mbi marrëveshjen e armëpushimit “pasi kabineti i sigurisë të ketë diskutuar pozicionin e Tel-Avivit”.

Një diplomat i njohur me diskutimet e marrëveshjes së armëpushimit i tha CNN se “nuk do të jetë e lehtë të bindësh izraelitët” që të pajtohen me kushtet e Hamasit.

Izraeli synon të zhvendosë palestinezët nga Rafah në “enklava humanitare” në Gaza përpara çdo sulmi të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, u tha gazetarëve zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari.

Izraeli ka ndërmend të pushtojë Rafahun, tha ai, duke e quajtur atë “diçka që duhet të bëjmë”. Por koha e sulmit varet nga “kushtet që nevojitën për ta lejuar atë”, tha Daniel Hagari.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

9 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

14 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago