LAJME

Ekzekutohet me armë zjarri ish-polici Gentian Bejtja

Gentian Bejtja, një nga emrat më të njohur për policinë në zonën e Fushë Krujës, është ekzekutuar në një atentat me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Larushk. Ndaj Bejtjas është qëlluar në momentin kur ai ndodhej në oborrin e banesës.

Për ngjarjen ka reaguar me një njoftim të shkurtër policia e shtetit, duke bërë me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e prokurorisë që po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

“Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.”, bën me dije policia.

Kjo nuk është hera e parë që banesa e Bejtjas sulmohet me armë zjarri. Vetëm pak muaj më parë ai mbeti i plagosur së bashku me dy fëmijët e tij të mitur, ndërsa plumbat mbi makinën e sapo parkuar në oborr i morën jetën kunatit të tij, Ramazan Sino.

Bejtja ndodhej në makinë me ta, por pak minuta para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushk, ai zbriti nga makina duke i shpëtuar atentatit.

Për krimin në fjalë u arrestua Valter Bami. Vëllai i Durim Bamit kishte mohuar lidhjen e tij me atentatin e bërë ndaj Gentian Bejtjas në korrik të një viti më parë. Për ngjarjen e rëndë gjykata e Tiranës i shuajti arrestin me burg duke e lënë në arrest shtëpie për shkak të skadimit të afateve hetimore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

15 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago