KRYESORE

“Gaza duhet të boshatiset” – Ideja e Donald Trump acaron Lindjen e Mesme

Boshatisje e Gazës? Donald Trump duket se ka hartuar një plan për Rripin që në thelb kërkon deportimin e të gjithë popullsisë palestineze në vendet e tjera të Lindjes së Mesme, duke përfshirë Jordaninë dhe Egjiptin. Ai shpjegoi se kjo masë mund të jetë “e përkohshme ose afatgjatë” për të afirmuar një paqe në zonë.

“Po flasim për 1.5 milionë njerëz dhe do të pastrojmë gjithçka”, – tha presidenti amerikan, duke e quajtur Gazën një “vend të shkatërruar”. Në mbrëmje ka ardhur edhe përgjigja nga Amani, me ministrin e Jashtëm jordanez, Ayman Safadi. “Refuzimi ynë i shpërnguljes së palestinezëve është i vendosur dhe nuk do të ndryshojë. Jordania është për jordanezët dhe Palestina është për palestinezët”– tha ai. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Egjipti, i cili hodhi poshtë propozimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Në krahun tjetër fjalët e Trump u duartrokitën menjëherë nga e djathta ekstreme izraelite, e cila që nga 7 tetori 2023 ka shtyrë vazhdimisht për një zgjidhje edhe më radikale duke folur për pushtimin e territoreve dhe duke shkuar deri aty sa të kërcënojë, ditët e fundit, me rrëzimin e qeverisë së Netanyahut kur të jetë finalizuar armëpushimi. Protagonist është ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich. “Një ide e shkëlqyer” – ishte përkufizimi i tij për planin e shpallur nga Trump.

“Pas 76 vitesh gjatë të cilave shumica e popullsisë së Gazës është mbajtur me forcë në kushte të vështira për të ruajtur aspiratën e shkatërrimit të shtetit të Izraelit, ideja për t’i ndihmuar ata të gjejnë vende të tjera për të filluar një jetë të re dhe më të mirë është një ide e shkëlqyer”, – tha Smotrich, sipas “Times of Israel”.

Propozimi i presidentit amerikan nxiti menjëherë edhe reagimin e Xhihadit Islamik Palestinez, i cili luftoi kundër Izraelit në Gaza së bashku me Hamasin deri në armëpushimin e 19 janarit: “E mjerueshme. Ky propozim vjen në kuadrin e inkurajimit të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit duke i detyruar njerëzit tanë të largohen nga toka e tyre”.

Edhe Hamasi reagoi menjëherë. “Palestinezët do ta prishin idenë e Trump” u përgjigj zyrtari i lartë Bassem Naim. Anëtari i byrosë politike i tha AFP se grupi është kundër propozimit: “Ashtu siç ata kanë penguar çdo plan për zhvendosje në një atdhe alternativë gjatë dekadave, populli ynë do të prishë plane të tilla edhe këtë herë.”

Trump njoftoi gjithashtu se i kishte dhënë fund pezullimit të dërgimit të bombave 2000 paund në Izrael që ishte vendosur nga paraardhësi i tij, Joe Biden, si një formë presioni për të reduktuar viktimat civile gjatë luftës. “Shumë gjëra që ishin porositur dhe paguar nga Izraeli, por ishin penguar nga Biden, tani janë rrugës!” –shkroi ai në Truth pa cituar llojin e armëve. Megjithatë një zyrtar i administratës amerikane konfirmoi se ai po u referohej atyre bombave të rënda.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago