POLITIKE

Gazeta ‘Blic’: Tre arsyet e presionit të SHBA Serbisë dhe Kosovës për arritjen sa më shpejtë të marrëveshjes përfundimtare

Gazeta Blic rreshton tre arsyet e presionit që po ushtrojnë SHBA ndaj Serbisë dhe Kosovës për arritjen sa më shpejtë të marrëveshjes përfundimtare.

Sipas gazetës tre janë arsyet: Shqetësimet për vendosjen dhe blerjen e armëve ruse nga Serbia, bllokimi i hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe një përplasje e heshtur midis Departamentit të Shtetit, të përfaqësuar nga Mattheë Palmer dhe Shtëpisë së Bardhë, të përfaqësuara nga Richard Grenell.

“Blic” raporton se një burim nga Berlini ka thënë se Ambasadori Grenell ka ftuar Presidentin serb Aleksandar Vucic të dëgjojë me kujdes fjalimin e Sekretarit të Shtetit të SHBA Mike Pompeo në Berlin këtë javë në një forum kushtuar paqes dhe stabilitetit.

Gazeta vëren se amerikanët e konsiderojnë shqetësues lajmin se Serbia planifikon të marrë nga Rusia sistemin raketor Tokë-Ajër S-300 ose S-400, dhe kujton se përmes të dërguarve të saj, SHBA janë të shqetësuar për këto blerje.

Sipas ‘Blic”, deklaratat jashtëzakonisht të ashpra, deri kërcënuese të SHBA, kanë befasuar publikut serb.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

10 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago