Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përballen me rrezikun e rritjes së nacionalizimit dhe shthurjes së reformave ekonomike pasi Bashkimi Europian i mbylli dyert për vite të tëra. Kështu paralajmërojnë Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Zoran Zaev, në një intervistë me “Financial Times”.
Rama tha se vendimi për të mos hapur bisedimet ka lënë “një shok të rëndë psikologjik në vend” dhe ka dëmtuar besueshmërinë e bllokut në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Ne jemi shkëputur nga Europa dy herë në mënyrë brutale, një herë për 500 vite nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe më pas për gjysmë shekulli nën regjimin më brutal komunist. Askush nuk mund të pranojë idenë se mund të ketë edhe një herë të tretë dhe këtë herë mund të jetë Europa që shkëputet brutalisht nga vetvetja”, tha Rama.
Rama shtoi gjithashtu se i kuptonte shqetësimet e shteteve anëtare të BE që donin të reformonin procesin e negociatave para se të nisnin negociata. Por si ai, ashtu edhe Zaev, janë të mendimit se anëtarësimi është të paktën një dekadë larg dhe bisedimet mund të nisnin ndërkohë që vendet dhe vetë blloku reformoheshin. “Europa është në një periudhë ku para se të bëhet më mirë, do të bëhet më keq, dhe ne jemi dëm anësor i kësaj”, tha Rama.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…