POLITIKE

Gazeta gjermane: Një kundërshtare, emrin e së cilës nuk e përmendin

(Sueddeutsche Zeitung) – Stadiumi “Fadil Vokrri” gjendet në qendër të Prishtinës. Dhe, nëse do të donit një shije të hershme të asaj që spanjollët mund të presin në ndeshjen e tyre kualifikuese për Kupën e Botës, të mërkurën, do të duhej të ndaleshit në ndeshjen e së dielës kur kosovarët shpëtuan një barazim 1:1 kundër grekëve në fund të ndeshjes kualifikuese.

Ky barazim shërbeu si model në shumë mënyra. Për atmosferën, sepse stadiumi mund të përdoret vetëm në dhjetë për qind të kapacitetit për shkak të koronavirusit. Por, mbi të gjitha politikisht. Sepse Greqia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008. Grekët e kanë këtë të përbashkët me spanjollët, ndër të tjera, kështu që ata mund të presin që tifozët kosovarë të qëndrojnë në mënyrë demonstrative të ulur në pjesën e pasme të stadiumit kur të tingëllojnë tonet e himnit kombëtar spanjoll.

Të paktën kështu vepruan të dielën, kur kënga helene nisi. Kjo nuk është veçanërisht e bukur, por të paktën jo aq e vrazhdë sa bilbilat që u dëgjuan nga tifozët anglezë gjatë himneve kundërshtare në Kampionatin Evropian, për shembull. Dhe, është gjithashtu shumë më pak luftarake sesa mund të dyshohej bazuar në shkrimin në pjesën e prapme të xhupit të tifozëve të Kosovës: “Të rritur nga lufta – më të fortë se frika”.

Loja e spanjollëve shoqërohet me të gjitha llojet e shtrembërimeve dhe armiqësive. Kur Kosova shpalli pavarësinë e saj, spanjollët – si vendet tjera të BE-së, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro – refuzuan të njohin atë. Arsyeja, me pak fjalë: Çdokush mund të vinte; në rastin e spanjollëve, për shembull, katalanasit ose baskët, me tendenca të konsiderueshme separatiste. Ato ditë lindi një aleancë kurioze: Kryeministri konservator i krahut të djathtë spanjoll, Jose Maria Aznar, dhe kreu i shtetit të Kubës, tashmë i ndjeri Fidel Castro, e konsideruan shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës si një shmangie nga e drejta ndërkombëtare – siç bëri Kina ose Rusia.

Ndryshe nga SHBA-ja, e cila në atë kohë i dha mbështetje masive pavarësisë së Kosovës dhe më vonë krijoi një bazë ushtarake gjigante, dhe më shumë se 100 vende të tjera. Mirënjohja e kosovarëve ndaj amerikanëve mund të shihet, jo vetëm në peizazhin e qytetit, ku një statujë i kushtohet ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, por edhe në stadiumin “Fadil Vokrri”. Aty mund të shihen edhe pankarta, mbi të cilat gërshetohet flamuri blu kosovar dhe flamuri i SHBA-së. Në zonën e këmbësorëve, flamujt amerikanë janë në shitje, si dhe ata të Francës e Gjermanisë, por jo edhe të Spanjës.

Kjo ishte tashmë e qartë në ndeshjen kualifikuese në muajin mars, të cilën Spanja e fitoi 3:1 në Sevilla. Në atë kohë, situata e tensionuar kulmoi me kërcënimet e bojkotit nga kosovarët. Ata u shqetësuan sepse Federata e Futbollit të Spanjës nuk e përmendi vendin e tyre me emër në njoftimet zyrtare, por me insistimin e qeverisë thjesht iu referua asaj si përfaqësuese e “territorit kosovar”. Për ditë të tëra u spekulua se spanjollët as nuk do të lëshonin himnin dhe as nuk do të ngrinin flamurin e Kosovës në Sevilla – në fund ata iu bindën udhëzimeve protokollare të Federatës Botërore të Futbollit – FIFA-s. Por, punonjësit e stacioneve televizive dhe radios shtetërore në Spanjë u udhëzuan të rrethonin fjalën “Kosovë”. Gazetarëve iu desh ta kalonin fjalën duke iu referuar si “Ekipi i Federatës Kosovare”.

Edhe këtë herë mund të shihet se Kosova është diçka më ndryshe për spanjollët sesa një shtet i pavarur. Në kalendarin e përfaqësueses spanjolle, Kosova shfaqet e shkurtuar me tri shkronja, por në kontrast me të gjitha ekipet e tjera që konkurrojnë me ekipin e Luis Enriques, shkronja të vogla u përdorën në vend të shkronjave të mëdha. Dhe, sipas llogarive të federatës në rrjetet sociale, “Përzgjedhja” u nis të martën për të luftuar për pikët e rëndësishme të kualifikimit në Prishtinë, jo në Kosovë.

Spanja tashmë ka lëshuar pesë pikë në kualifikimet aktuale. Spanja humbi në Suedi të enjten e shkuar, pasi kishte barazuar kundër Greqisë në mars. Përtej kësaj, kjo mbetet veçanërisht kurioze: Federata e Spanjës mund t’i kishte evituar shtrembërimet. Nëse do të kishte kërkuar që para shortit të mos ishte në grup me Kosovën, siç bënë serbët dhe ajo vetë gjithashtu në rastin e Gjibraltarit. Por, kjo është një histori tjetër.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

24 orë ago