POLITIKE

Gazeta gjermane: Serbia po largohet nga Rusia, Vuçiçi nuk e do Putinin nëpër këmbë tani, mësimi që morën filorusët serbë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka kohë që po përpiqet të distancohet nga presidenti rus Vladimir Putin. Vuçiç nuk është i gatshëm të intensifikojë lidhjet me Rusinë në mes të kësaj lufte dhe të shkatërrojë ekonominë serbe, shkruan e përditshmja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ). .

Sipas gazetës, tregues janë edhe raportet dhe vlerësimet e herëpashershme kritike në “perandorinë e televizioneve, portaleve dhe tabloideve të drejtuar nga bashkëpunëtorët e Vuçiçit dhe që raportojnë gjithmonë si të dojë ai”.

“Ndonjëherë këndohen vetëm himne kur bëhet fjalë për Putinin. Afërsia vëllazërore e serbëve dhe rusëve theksohej vazhdimisht në këto media. Tani kjo nuk është më plotësisht këshrtu”, shkruan FAZ.

“Tone të tilla tregojnë se presidenti i Serbisë nuk është vetëm në radhë të parë një ideolog, por edhe një njeri i fuqishëm pragmatik. Nuk ka kundërshtime për vëllazërinë me Rusinë kur përdoret në politikën e tij të brendshme. “Por në mes të luftës, ai nuk dëshiron të hyjë në një vëllazëri gjaku me Rusinë, e cila përfundimisht mund të shkatërrojë ekonominë serbe”, vlerëson e përditshmja.

Gazeta shkruan gjithashtu se Vuçiç së fundmi vizitoi në mënyrë “demonstrative” refugjatët ukrainas në jug të Serbisë, i mirëpriti dhe u ofroi të gjithëve ndihmë. “Deklarata dhe gjeste të tilla ndryshojnë dukshëm nga tonet e ditëve të para të luftës, kur një gazetë veçanërisht besnike ndaj presidentit botoi titullin “Ukraina sulmoi Rusinë”, shkruan FAZ.

Kjo gjysmë kthesë, shkruan FAZ, tregon se në kushtet aktuale është shumë e vështirë të ruhet politika e Vuçiçit mes mes Lindjes dhe Perëndimit.

Dëshmi e kësaj është pikëpyetja e madhe nëse kancelari gjerman Olaf Scholz do ta vizitojë Serbinë, shkruan e përditshmja, duke shtuar se në rrugët e Beogradit dëgjohet se ajo vizitë nuk do të bëhen nëse Serbia e priste fillimisht ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Gazeta shkruan se në prag të vizitës së anuluar të Lavrovit, Vuçiç tha se mungesa e Scholz-it do të ishte një lajm i keq dhe në mënyrë profetike tha: “Të shohim nëse Lavrov do të mund të vijë fillimisht dhe pastaj të vlerësojmë situatën”.

Duke vënë në dukje se Lavrov e vlerësoi në mars vendimin e Serbisë për të mos iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, FAZ vlerëson se tani mund të ndodhë që Kremlini të mos i pëlqejë disa vendime të ardhshme të Serbisë.

E përditshmja gjermane kujton se në vitin 2017, Vuçiç citoi një thënie që i atribuohet shkrimtarit amerikan Ambrose Beers, se “lufta është mënyra e Zotit për t’u mësuar njerëzve gjeografinë“.

“Këto ditë edhe rusofilët serbë kanë marrë një mësime gjeografie – Serbia mund të kufizohet me Rusinë në imagjinatën e tyre, por jo në hartë. Vuçiç e dinte këtë të vërtetë të thjeshtë edhe më parë, dhe ndoshta tani do të veprojë në përputhje me të”, përfundon FAZ.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

17 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago