POLITIKE

Gazeta kroate: Vuçiç si rrush i pavjelur, në qershor i zbarkojnë në Beograd Scholz dhe Lavrov

Problemet vetëm sa po shkojnë e po i rriten Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shkruan e përditshmja kroate “Jutarnji list”.

“Në njërën anë paralajmërimet e Brukselit se nëse Serbia e ka përnjëmend anëtarësimin në BE duhet të harmonizohet me politikën e jashtme evropiane, dhe në anën tjetër sugjerimet që i vinë nga Moska se mbështetja rreth Kosovës mund të ndryshojë drastikisht, dhe për atë se kampi beogradas ka mjaft konkurrentë ndaj fronit të Vuçiçit”.

Kështu e përshkruan situatën politike të Aleksandër Vuçiç të cilit po i soset ambivalenca, e përditshmja kroate “Jutarnji list”.

“Vuk Jeremiç kohëve të fundit haptazi ia ofroi veten [Vladimir] Putinit. Vuçiç është rrush i pavjelur”, konstatohet në artikull.

“Në fillim të javës, Vuçiç u krekos se do të bisedonte me Putinin rreth dërgesave të gazit, por Kremlini njoftoi se Putin nuk e ka në agjendën e tij ndonjë bisedë me të. Pasi e dogjën flakë, Putin dhe Vuçiç u dëgjuan me njëri-tjetrin”.

Megjithatë, edhe pse “dëgjoi atë që donte të dëgjonte” nga Putini, Jutarnji thotë se “vuajtja e Vuçiçit nuk ka pushuar”.

“Në fillim të qershorit, ai pret dy vizita tejet të parehatshme, mbase edhe kyçe. Përkatësisht, më 10 qershor kancelari gjerman, Olaf Scholz, vjen në rajon (ku do të vizitojë Beogradin, Prishtinën, Shkupin dhe Sarajevën)”.

“Sidoqoftë, me t’u lajmëruar se kancelari gjerman po vinte, doli se dy ose tri ditë para tij, vizitori më i bezdisshëm në këto kohë, diplomati i parë i Putinit dhe një prej grabitçarëve më të mëdhenj të Kremlinit – Sergej Lavror, do të vinte”, shpjegon gazeta kroate.

Lavrov, sipas gazetës kroate, do të vijë me paralajmërimet shtesë të Putinit – me mesazhe e sugjerime se çfarë të flet Vuçiç me Scholz-in – “të paralajmëruar, kështu që kujdes çfarë zgjedhë të bësh”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

7 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago