LAJME

Gazeta malazeze: Kompania serbe po importon kamionë ushtarakë nga Kina të maskuar si makineri ndërtimi

Kompania serbe “Millennium Team” me pronarë Ivan Bosnjak e Stojan Vujko që janë njerëz besnik të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sipas mediumit malazez, Pobjeda, po importojnë në Serbi kamionë ushtarakë të maskuar si makineri ndërtimi përmes Portit të Barit në Mal të Zi.

Mediumi prestigjioz malazez, Pobjeda, shkruan se në javët e fundit në Portin e Barit në Mal të Zi janë ndaluar më shumë se 20 kamionë të importuar nga kompania serbe “Millennium Team”, me destinacion Serbinë, të cilat janë automjete ushtarake gjegjësisht automjete raketambajtëse, por që në Doganë janë deklaruar si makina ndërtimore.

Siç njofton Pobjeda, automjetet janë të lyera me ngjyrë të verdhë nga jashtë ndërsa pjesa e brendshme ka mbetur me ngjyra ushtarake.

Sipas mediumit malazez kompania serbe “Millennium Team” automjetet ushtarake i ka importuara nga Kina.

Kjo kompani serbe ka mohuar se automjetet janë të tipit ushtarak.

“Jemi në proces të blerjes dhe importit të makinerive ndërtimore dhe kamionëve nga Republika e Kinës për ndërtimin e Expo 2027. Pajisjet e përmendura nuk janë për përdorim ushtarak, por ekskluzivisht për përdorim civil”, ka qenë përgjigja e “Millennium Team” për Pobjed-an.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

7 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

10 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

10 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

11 orë ago