POLITIKE

Gazetarët afganë mbajnë gjallë shtypin e lirë nga Shqipëria

17-të gazetarë afganë të strehuar në Shqipëri pas pushtimit të talebanëve po punojnë larg shtëpisë për dy gazeta afgane online, Etilaat e Roz dhe Hasht e Subh. Tani për tani, ata po punojnë nga dhomat e hoteleve ku po qëndrojnë, ndërsa po përgatitet një dhomë e cila do të shërbejë si zyrë dhe redaksi e përbashkët.

Elyas Nawandish, kryeredaktori online i Etilaat e Roz, i cili mbërriti në Shqipëri në fund të gushtit dhe po qëndron në Lezhë, tha për BIRN se ata po mbulojnë nga distanca ngjarjet në Afganistan, si dhe gjërat që kanë lidhje me të. “Ne po mbulojmë të gjitha lajmet, ngjarjet dhe problemet që ndodhin në Afganistan dhe që lidhen me Afganistanin: çështjet e sigurisë dhe ato politike, varfërinë, kulturën, gratë, të drejtat e njeriut dhe të gjitha gjërat e tjera që lidhen me Afganistanin dhe popullin afgan”, tha ai për BIRN.

Mujibrahman Mehrdad, kryeredaktor i Hasht e Subh tha për BIRN se ata punojnë së bashku me kolegët ende të pranishëm në terren në Afganistan. “Ne po bëjmë një punë hibride, pasi zyra jonë është ende në Kabul dhe gazetarët tanë mbulojnë gjithçka, por nga këtu ne mbulojmë çështjet që shohim këtu dhe analizojmë gjithashtu çështjet aktuale”, tha ai për BIRN.

Shqipëria ka pritur rreth 2,000 refugjatë afganë që iu larguan sundimit taleban, duke përfshirë rreth 50 gazetarë, që nga fundi i gushtit, kur talebanët morën pushtetin. Afganëve në Shqipëri u është dhënë statusi i “mbrojtjes së përkohshme” për një vit, me mundësi shtyrjeje, nëse është e nevojshme. Nawandish tha për BIRN se gazetarët e mërguar duhet të punojnë falas për shkak të mungesës së fondeve dhe së fundmi kanë organizuar një dhomë hoteli si zyrë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago