Vladimir Putini do të nisë një luftë bërthamore kundër Perëndimit. Kështu deklaroi një nga propagandistet e presidentit rus në një emision televiziv.
Analistja Margarita Simonyan, editore e transmetuesit shtetëror RT dhe një nga komentueset më pranë Kremlinit, tha se Putini ka më shumë gjasa që të shtypë butonin e kuq sesa të pranojë humbjen në Ukrainë.
Russian state TV is raging about WWIII and an inevitable escalation over Russia’s invasion of Ukraine. Citizens are being primed to believe that even the worst outcome is a good thing, because those dying for the Motherland will skyrocket to paradise.https://t.co/PzAt9jCBLt pic.twitter.com/DK2mXXWdfe
— Julia Davis (@JuliaDavisNews) April 27, 2022
“Ose humbasim në Ukrainë, ose fillon Lufta e Tretë Botërore. Mendoj se Lufta e Tretë Botërore është më realiste, duke na njohur ne, duke njohur liderin tonë,” tha ajo.
“Rezultati më i pabesueshëm, që e gjitha kjo të përfundojë me një sulm bërthamor, më duket më i mundshëm sesa rrjedha tjetër e ngjarjeve”, theksoi ajo.
“Ne do shkojmë në parajsë, ata thjesht do cofin. Të gjithë do vdesim një ditë”.
Kujtojmë se para pak ditësh ishte vetë kryediplomati rus, Sergei Lavrov që kërcënoi me një Luftë të Tretë Botërore.