Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë detaje për dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, i cili ishte pjesë e një videoje të rëndë me sfond seksual, pas të cilës ai u shkarkua nga qeveria, ndërsa SPAK tha se ka nisur hetimet.
Sipas Hoxhës Gjici nuk ka kaluar kufirin dhe është brenda territorit të Shqipërisë.
“Policia gjyqësore ka marrë deklarime të personave të tjerë, edhe persona të stafit të bashkisë së Kukësit. Është marrë vajza e filmimit. Pjesë e hetimit është edhe pse u bë video. Është kërkuar edhe pajisja që bëri regjistrimin, cili ka qenë objektivi, pse është bërë filmimi, etj.
Gjici nuk është thirrur, do të thotë që duan të kenë plotësuar të gjithë puzzle në momentin që do të thërrasin zotin Gjici. Në raste të tjera, si Shukri Xhelili, u veprua edhe më shpejt. Unë kam nxjerrë videon e plotë, jam habitur kur lexoj teoritë konspirative. Regjistrimi është bërë për interesa që e dinë ata që kanë çuar vajzën aty. Publikimi ka nxjerrë jashtë kontrollit të gjithë planin për shantazhin. Rrugës, ata që e kanë bërë këtë punë, nuk e kanë mbajtur dot regjistrimin. Nuk e kanë ruajtur dot dhe ka rrjedhur. Dyshoj që mund të jenë paguar edhe para që ajo të mos dalë. Dalja ka prishur punë dhe ngatërroi situatën”, tha Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Ndërsako sa i takon debatit nëse ai është larguar apo jo nga vendi, Hoxha tha: “Thonë iku në Dubai, por Gjici nuk ka kaluar kufirin dhe është brenda territorit të Shqipërisë.”
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…