LAJME

Gazetari flet për 5 vrasësit më të rrezikshëm të Shqipërisë: Lista duhet ribërë!

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, komentoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” listën e policisë shqiptare të vitit 2022 me 5 vrasësit më të rrezikshëm të Shqipërisë.

Sipas Hoxhës, lista duhet ribërë sepse dy prej tyre janë arrestuar dhe pritet të ekstradohen nga Greqia dhe Turqia.

“Lista është publikuar në fillim të vitit 2022, vlerësimi për pesë vrasësit më të rrezikshëm: Erjon Llapushi, Ibrahim Lici, Talo Çela, Jani Aliaj dhe Laert Haxhiu. Këta përbënin rrezik personalisht, njerëz të përfshirë në akte kriminale direkte dhe kishin kryer ekzekutime. Jemi në vitin 2024. Lista duhet ribërë. Laert Haxhiu u arrestua. Pas shumë operacioneve u kap në Greqi. Një nga anëtarët e bandës së tij u bë bashkëpunëtor dhe tregoi krimet. E pamë nga i buronte fuqia dhe paprekshmëria. Buxheti i tij blinte të gjithë repartin e RENEA-s. Haxhiu u kap në Greqi. Personat që e kanë ndihmuar në marrjen e dokumentacionit grek, ndodhen ne burg në Shqipëri.

I dyti, Ibrahim Lici, nuk drejton një strukturë, nuk është vrasës me pagesë, por i ka bërë për hesap të vet. Është shumë i ashpër, qëllonte me dorën e majtë. U kap në Stamboll. Me Bajrat në fillim ishin në kumbari, por u prish. U kap në Turqi, policia shqiptare mori vesh që do të shkonte vëllai ta takonte dhe e gjurmuan. Jani Aliaj vijon të jetë në Greqi dhe është në kërkim dhe dihet që operon atje. Erjon Llapushi, gjendet në Shqipëri, por nuk është kapur. Nuk është nga ata me buxhet të madh, por është futur me sforco te ajo lista. Për Talo Celën nuk ka asnjë të dhënë, as që jeton apo jo, as e ka parë kush apo jo. Kjo është lista që duhet ribërë” – tha Hoxha.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

15 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

18 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

18 orë ago