Gazetari i CNN e ka vënë në siklet presidentin rus Vladimir Putin duke e pyetur direkt se a është zotuar në takimin me Bidenin se do ta ndalojë shtypjen ndaj opozitës që udhëhiqet nga Alexei Navalny në Rusi.
Në konferencën për media, Putin i është përgjigjur gazetarit amerikan se ai person(Navalny) ka shkelur ligjin me vetëdije, raporton Gazeta Express.
Takimi ishte shumë miqsor, ne nuk ndajmë pozicione të njëjta në shumë çështje, bisedimet ishin konstruktive. Sa i përket sigurisë kibernetike, ne do të fillojmë negociatat lidhur me këtë çështje.
“Sa i përket opozitës dhe personin që ju përmendet, ky person(Navalny) e ka ditur se ka shkelur ligjet në Rusi, ai do të duhej ta dinte atë si person që është ndaluar dy herë, ai s’është bindur ndaj ligjeve. Ky person kishte udhëtuar jashtë për trajtim dhe ai s’ishte regjistruar tek autoritetet, pastaj ai doli nga spitali dhe incizoi një video duke e shpërndarë në internet. Kur iu kërkua të paraqitet, ai injoroi ligjjin”, tha Putin.
Presidenti rus e ka përshkruar takimin me presidentin amerikan si një takim miqsor.
“Takimi ishte shumë miqsor, ne nuk ndajmë pozicione të njëjta në shumë çështje, bisedimet ishin konstruktive. Sa i përket sigurisë kibernetike, ne do të fillojmë negociatat lidhur me këtë çështje”, tha Putin.