Gazetari shqiptar dhe autori i emisionit “Përballë”, Lutfi Dervishi, ka shpërthyer në lavde për Kosovën teksa ka komentuar procesin zgjedhor të 6 tetorit, në të cilin doli fituese Lëvizja Vetëvendosje e kryesuar nga Albin Kurti.
Ai ka thënë se kosovarët janë një popull që kur kërkohet lufta një gjë të tillë e bëjnë me armë, ndërkohë thotë se për revolucion i mjafton vetëm kutia e votimit.
Një reagim të tillë, Dervishi e ka bërë në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
“Kosova nuk është vetëm popullsia më e re e kontinentit, nuk është vetëm vendi me rokstarët më të famshëm të kohës, nuk është vetëm kombëtarja më befasuese në futboll. Kosova është vendi që kur e lyp koha luftën e bën me armë dhe për revolucion i mjafton kutia e votimit!”, ka shkruar Dervishi.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…