LAJME

Gazetari rus shet medaljen Nobel për 103 milionë dollarë, paratë do t’i japë për Ukrainën

Kryeredaktori rus i gazetës së pavarur “Novaya Gazeta” ka shitur medaljen e tij të çmimit Nobel për Paqe për 103.5 milionë dollarë.

Dmitry Muratov tha se të gjitha paratë nga shitja do të shkojnë për të ndihmuar refugjatët nga lufta në Ukrainë, raportoi BBC-ja të martën.

Muratov u shpërblye me çmimin e paqes në vitin 2021 për mbrojtjen e lirisë së shprehjes në Rusi.

“Novaya Gazeta” pezulloi punën e saj në mars, menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës.

Kjo u bë pasi Moska tha se kushdo që i përshkruan veprimet e Rusisë në Ukrainë si një “luftë” do të përballet me gjoba të rënda ose mbyllje. Kremlini e quan luftën “operacion special ushtarak”.

Heritage Auctions, që është marrë me shitjen e medaljes, nuk ka zbuluar se kush ishte ofertuesi fitues.

Muratov ishte në mesin e një grupi gazetarësh që themeluan “Novaya Gazeta” më 1993, pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Që nga viti 2000, gjashtë gazetarë të gazetës dhe bashkëpunëtorë janë vrarë në lidhje me punën e tyre, duke përfshirë reporteren investigative, Anna Politkovskaya.

“Mesazhi më i rëndësishëm sot është që njerëzit të kuptojnë se po ndodh një luftë dhe ne duhet të ndihmojmë njerëzit që po vuajnë shumë”, ka thënë Muratov në një video të postuar nga Heritage Auctions.

Ai fitoi Çmimin Nobel për Paqen vitin e kaluar së bashku me gazetaren Maria Ressa, e cila bashkëthemeloi faqen e lajmeve në internet “Rappler” në Filipine.

Ressa dhe Muratov janë të dy të njohur për publikimin e hetimeve që kanë zemëruar liderët e vendeve të tyre dhe janë bërë simbole të luftës për lirinë e shtypit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago