Në Drenas janë arrestuar dy persona që dyshohet se kanë plagosur avokatin Gazmend Halilajn para shtëpisë së tij.
Polica e Kosovës ka treguar se lidhur me rastin ‘Vrasje në Tentativë’, janë arrestuar I.L. dhe XH.Z., nga ta janë konfiskuar dy armë dhe një veturë e dyshuar.
E pas arrestimit të tyre ka reaguar avokati Gazmend Halilaj, cili ka thënë se njëri prej të arrestuarve me emrin Ibrahim Lushtaku, është truprojë dhe familjar i Sami Lushtakut.
“Une e flas te VERTETEN…, vitin qe shkoj ma montuan burgun, aktakuzen pa asnje ankues. Kur e pan qe nuk friksohem organizian vrasje barbare, vetem se sinjalizova edhe nje krim. Njeri prej vrasesve eshte Ibrahim Lushtaku, familjar dhe truproj i urdherdhenesit Sami Lushtaku”, ka shkruar Halilaj.
Kujtojmë se dy të dyshuarit në këtë rast janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi:
Policia e Kosovës (PK), lidhur me rastin “Vrasje në Tentativë”, i cili kishte ndodhur me datën 14.04.2020 në Drenas, pas hetimeve intensive ka arritur të identifikojë njërin prej personave të dyshuar të përfshirë në rast, i cili ka qenë në kërkim policor.
Pas identifikimit të tij, me datën 22.04.2020 rreth orës 15:30 i dyshuari I. L., është paraqitur dhe intervistuar në polici në prezencë të avokatit të tij, më ç ’rast është dorëzuar edhe një armë, një karikator me katër fishekë, si dhe është treguar vend ndodhja e veturës së dyshuar e cila është konfiskuar.
Hetimet kanë rezultuar se në rast është përfshirë edhe personi i dytë i dyshuar Xh. Z., i cili është ftuar për intervistim nga ana e zyrtarëve policor, po ashtu i njëjti është paraqitur dhe intervistuar nën prezencën e avokatit mbrojtës. Edhe në këtë rast në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë, një karikator dhe tre fishekë