POLITIKE

Kurti uron Turqinë në gjuhën turke: Bayraminiz kutlu olsun

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar Turqinë dhe popullinë e saj për 100 vjetorin e sovranitetit dhe parlamentarizmit, shkruan Insajderi.

Kurti në këtë urim thotë se 100 vite më parë, në 23 prill 1920, Mustafa Qemali, Ataturku, midis luftës e shpalli Asamblenë e Madhe Kombëtare, e shkëputi Turqinë prej perandorisë osmane, dhe organizoi luftën për liri e pavarësi.

Urimi i plotë i Kurtit:

Bayraminiz kutlu olsun

Një shekull më parë, Turqia ishte e pushtuar prej disa fuqish të mëdha botërore.

Duke përfituar prej paaftësisë të perandorisë për ta mbrojtur vetveten, vende të tjera sulmuan për të pushtuar pjesë të mëdha të Turqisë.

Por, për fatin e mirë të Turqisë, të popullit e të miqve të saj, 100 vite më parë, në 23 prill 1920, Mustafa Qemali, Ataturku, midis luftës e shpalli Asamblenë e Madhe Kombëtare, e shkëputi Turqinë prej perandorisë osmane, dhe organizoi luftën për liri e pavarësi, që e fitoi tre vite më vonë, pasi që çliroi pjesët e pushtuara të Turqisë dhe qytetin më të madh e më strategjik, Stambollin.

Prej asaj dite, 23 prilli festohet prej të gjithë turqve, si ditë e sovranitetin kombëtar, dhe si festë e fëmijëve.

Kosova ka gjetur mbështetje dhe miqësi te Turqia, si vend i rëndësishëm i NATO-s, por edhe si vend mik i shqiptarëve. Po ashtu, Kosova është atdhe i një minoriteti turk, me kontribute të rëndësishme në vendin tonë.

Prandaj, në këtë përvjetor të rëndësishëm, dua ta uroj popullin e Republikës Turke për një shekull sovranitet e parlamentarizëm. Ua uroj këtë datë të gjithë institucioneve të Turqisë, me në krye presidentin Erdogan, siç ua uroj edhe gjithë turqve të Kosovës. Patjetër, ua uroj edhe fëmijëve, meqë në Turqi kjo është edhe festë e fëmijëve.

Gëzuar, për miqësinë e fortë të Kosovës e shqiptarëve me Turqinë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

6 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

20 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

21 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago