Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci thotë se në kohën kur ishte në burg në moshën 19 vjeçare ishte bërë marksist, pasi kishte lexuar veprat e Karl Marx
Geci në emisionin ‘Pressing’ në T7 tregoi se si arriti ta largojë marksizmin nga vetja e tij, duke thënë se pas daljes së burgut kishte probleme edhe me vëllezërit e tij.
“Unë jam bo marksist. Rama më ka bërë marksist mu, edhe e kom spjegu disa herë. Në burg tha merri lexoj veprat e Marxin, une i ri 19 vjet i mora, e kur dola prej burgu dojsha me u rreh me vllaznitë e mi, pse baci Ferat ska traktor, e na kena traktor. Na duhet me ja dhon traktorin bacit Ferat se duhet barazi. A e kupton, kjo është një ideologji kokëkrisur që të hin në kry, e s’ka kush që e nxjerrë më s’ka, e më ka pas hi edhe mu si i ri. Po më rrehke baci e ma hjeku”.