Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, ka vazhduar përplasjen me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Qunin, e cila nisi pasi ajo e e akuzoi atë dhe disa bashkëpartiakë të Qunit se u bënë bashkë me Listën Sërpska dhe s’ia dhanë votën asaj për kryeparlamentare.
Quni tha se e ka “standard thelbësor” besnikërinë në politikë dhe tha se nuk mund t’ia besojë një post të rëndësishëm “një personi që ka ndryshuar anë dhe ka braktisur njësinë”, duke shtuar se kjo është sikur të avancosh në detyrë një ushtar që ka dezertuar një ditë më parë.
Lidhur me këtë deklaratë, Gërvalla ka bërë një reagim, ku i është drejtuar Qunit duke i thënë “Komandant, ku e le besnikërinë ndaj Tahir Zemajt, Isuf Haklajt, Sebahate Tolajt e shumë të tjerëve? Apo e nxjerr nga sirtari vetëm kur është kohë votash?”.
Gërvalla ka thënë se besnikëria nuk matet në raport “me shefat e partisë dhe baballarët e koalicionit PDK-LDK-Lista Serbe, por në raport me shokët dhe kolegët e vrarë pas shpine”.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…